Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Habit Bushati: Mos imagjinoni, Shqipëria ende larg BE-së

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Habit Bushati: Mos imagjinoni, Shqipëria ende larg BE-së

9 Maj njihet ndryshe si Dita e Evropës, dhe nuk mund të mungonin përshëndetjet e qeverisë shqiptare për këtë ditë të shënuar Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se sot, në pragun historik që është Shqipëria të çeljes së negociatave, sfidë mbeten rezultatet konkrete, pasi siç u shpreh ai “BE nuk është një klub ekskluziv ku hyn kush paguan.

“E sot në Ditën e Evropës, çdokush prej nesh mund të pyesë: A quhet i përfunduar projekti Europian teksa një pjesë organike e tij, Ballkani Perëndimor, mbetet ende jashtë? Përgjigja është natyrisht jo! Kemi pandehur se jemi me fat që gjendemi në zemër të qytetërimit Europian. Mbase te e pandehura qëndron edhe gabimi ynë sepse ka një vijë të hollë ku ndahet realiteti nga imagjinata. E pikërisht kjo nuk duhet të na bëjë të mendojmë se e meritojmë automatikisht anëtarësimin në BE. Bashkimi Europian nuk është klub ekskluziv ku hyn ai që paguan. Është para së gjithash një bashkësi vlerash. Dhe vlerat nuk arrihen me plan as 5-vjeçar e as 10-vjeçar. Ato mbruhen dhe mëkohen. Nuk thuhen me fjalë, por tregohen me vepra. E them këtë sepse jemi në një prag historik, fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Që sikundër çdo sfidë e vështirë do të vijë si rezultat i punës konkrete, jo i të kaluarës tonë”, tha shefi i diplomacisë shqiptare.

Ne shqiptarët, tha ai, jemi një nga popujt më euro-entuziastë. “Dhe teksa lëmë pas historinë dhe hidhemi në ditët e sotme, ne shqiptarët mbetemi një nga popujt më euro-entuziastë. Fillimi i ndryshimeve politike dhe shoqërore në fillim të viteve 90’-të nën thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” nuk ishte gjetje e ndonjë kompanie marketingu, por shprehje e aspiratës së gjeneratave të tëra për t’u kthyer politikisht aty ku kemi bërë pjesë me kohë shpirtërisht. Në kohën e lajmeve të rreme, të shpërthimit të mediave sociale dhe të të gjitha fenomeneve që lidhen me to, Shqipëria ka nevojë si kurrë ndonjëherë për t’u njohur nëpërmjet kulturës së saj”, tha ai.

Duke iu referuar Ismail Qemalit, se kombi është një nyje, lëmsh që të mblidhet në gjoks, Bushati thekson se në familjen europiane shqiptarët do të shkojnë si komb, për të mbajtur me vete amanetin e paraardhësve.

“Ismal Qemali në rrugëtimin e tij historik për mëvetësinë e Shqipërisë e shpjegonte në mënyrë elokuente fjalën “komb”, që në shqip do të thotë “nyje”. Një nyjë që të bëhet në fyt. Për shqiptarët e mi thoshtë plaku i urtë, përpara se të jetë një ide, një thelb historik, kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks. Që të shtrëngon. Gati një dhimbje. E pra në familjen Europiane ne do të shkojmë si komb, si nyje, duke mbajtur me vete amanetin e paraardhësve dhe premtimin për pasardhësit”, tha Bushati.

 

Tags: BE-sëBushati: Mosendehabitimagjinonilargshqiperia

TË LIDHURA

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

09:51 | 30/03/2026
Vlorë/ Qeni qëllohet në mënyrë makabre me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar
Aktualitet

Vlorë/ Qeni qëllohet në mënyrë makabre me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

09:49 | 30/03/2026
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Kryesore

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

08:44 | 30/03/2026
Next Post
Rama flet për ujë të zi: Duhet të bindnim 27 koka të BE-së

Rama flet për ujë të zi: Duhet të bindnim 27 koka të BE-së

Valë shkarkimesh /Përgjysmohen shefat e policisë , ja strukturat e reja

Valë shkarkimesh /Përgjysmohen shefat e policisë , ja strukturat e reja

Mercedesi vjen me një AMG të re spektakolare

Mercedesi vjen me një AMG të re spektakolare







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

by mirseda
09:51 | 30/03/2026
0

Tiranë – Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka dekretuar sot, 30 mars, lirimin nga detyra të Gjeneral...

Vlorë/ Qeni qëllohet në mënyrë makabre me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

Vlorë/ Qeni qëllohet në mënyrë makabre me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

09:49 | 30/03/2026
Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

09:40 | 30/03/2026
“Më lëpin këmbët!”, Trump poshtëron publikisht Princin e Arabisë Saudite

“Më lëpin këmbët!”, Trump poshtëron publikisht Princin e Arabisë Saudite

08:46 | 30/03/2026
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

08:44 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com