Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Valë shkarkimesh /Përgjysmohen shefat e policisë , ja strukturat e reja

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe Drejtoritë e Qarqeve ditëve të fundit janë ndeshur me një numër të madh të shkarkimit nga puna të efektiveve të policisë. Disa muaj pasi mori detyrën e kreut të Policisë, sot Ardi Veliu ka firmosur shkrirjen e gjysmës së sektorëve në Drejtoritë e Policive duke i bashkuar.

Një tjetër ndryshim do të jetë edhe për sa u përket pozicioneve drejtuese, duke përgjysmuar shefat.

Struktura e policisë në qarqe

Aktualisht janë 8 sektorë, do të përmblidhen në 4 sektorë. Gjithashtu do të shtohet një sektor tjetër i veçantë: Sektori i shërbimeve Policore të Specializuara.

– Sektori për krimet dhe sektori për rendin publik do të shkrihen në një të vetëm të emëruar Sektori i Sigurisë Publike.

– Sektori për krimin Ekonomik + Sektori për Krimet e Rënda + Sektori për trafiqet dhe drogën do të shkrihen në një të vetëm të emëruar Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar.

-Antidroga dhe trafiqet e paligjshme bashkohen së bashku në nivel seksioni.

-Po ashtu dhe seksionet e mëparshme të fragmentuara të Krimit ekonomik do të mblidhen në një të vetëm. Të gjitha këto nën varësinë e Sektorit për Hetimin e Organizuar.

-Shtohet Sektori i shërbimeve Policore të Specializuara me 4 seksione nën varësi ai i agjentëve, përgjimeve, policisë shkencore dhe shqiponjat.

-Ndërsa Sektori i Policisë Rrugore qëndron si strukturë por rikonfigurohen seksionet nën varësinë e tij me heqjen e një seksioni dhe me decentralizimin e trafikut urban dhe interurban (modeli i Tiranës).

Me anë të kësaj strukture synohet të forcohet Patrulla e Përgjithshme dhe aplikimi i nocionit të Zonës Policore.

-Unifikim i zonës policore në një zonë gjeografike në të cilën caktohen në mënyrë permanente për të përmbushur detyrat të gjitha shërbimet, patrullë e përgjithshme, SPZ (specialist i policisë së Zonës), ndihmës specialisti për krimet dhe specialist për krimet.

– Riformatim i rolit të SPZ;

-Ulje e kompetencave dhe fokusim në detyra;

-Krijimi i funksionit edukuese për oficerin e Policisë Kriminale;

-Rritja e kapaciteteve analitike për komisariatin. E më konkretisht Zv shefi i komisariatit do të ketë në dispozicion 2-4 specialistë për planifikim, analizim, monitorim dhe vlerësim.

Modeli i ri propozon uljen me 50% të numrit të shefave të sektorit dhe krijimit të një strukture në nivel baze. Rritje të rolit të Sallës së Komandimit dhe dhënia e kompetencave drejtuese operacionale.

Përqendrim i strukturave të krimit të organizuar në një sektor. Krijimi i sektorit të analizës pranë zv.drejtorit duke rritur rolin e këtij të fundit në planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e situatës.

Përqendrim të strukturave të sigurisë publike në një sektor. Rritja e rendimentin të ndihmës specialistëve për krimet duke i përqendruar në një seksion të veçantë në Drejtorinë Vendore të Policisë. Përqendrim i kapaciteteve profesionale dhe teknike të policisë rrugore në nivel sektori.

Tags: japolicisërejashefatshkarkimesh / PërgjysmohenstrukturatValë

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Mercedesi vjen me një AMG të re spektakolare

"Hiqma tullacllëkun", zbulohet aksidentalisht kura kundër rënies së flokëve

Llavë dhe gaz toksik, vullkani i Hauait sipas NASA-s







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com