Icardi do të kthehet në Barcelonë pas më shumë se 8 vitesh dhe do të përballe pikërisht me skuadrën që e solli në Evropë. Argjentinasi ka qenë pjesë e akademisë së famshme të Barcelona-s La Masia, duke iu bashkuar klubit më 2008.
Mauro ishte një sulmues pykë dhe karakteristikat e tij ishin të qarta, ai sulmonte zonën dhe nuk ishte shumë bashkëpunues me mesfushën. Por duket se kjo gjë e largoi atë nga Barcelona. Ishte Pep Guardiola që po përgatiste Messin si një 9-të false gjatë asaj kohe dhe kërkoi që edhe në La Masia të përgatiteshin lojtarë të tillë.
Dhe tani pretendohet se Icardi nuk ishte i gatuar për atë lloj sistemi. Ai nuk dukej rehat me atë sistem loje. Ai nuk lidhej mirë me mesfushorët. Icardi ofronte cilësi të tjera, dhe nuk ishte i përgatitur të adaptonte stilin katalanas për shkak se kishte karakteristika të tjera.
Icardi u largua më 2011, kur Sampdoria mori lojtarin përpara se ai të bënte një ndeshje të vetme me ekipin e parë të Barça-s. Më pas në 2013-ën u ble nga Interi për 6.5 milionë euro.