Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Grushti i Angela Merkelit kundër “babait” të saj politik

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Grushti i Angela Merkelit kundër “babait” të saj politik

Në një artikull që botoi më 22 dhjetor 1999, Angela Merkel u distancua nga “babai i saj politik” Helmut Kohl dhe “arkat e zeza” të partisë CDU. Me këtë hap, ajo rrezikoi të ardhmen e saj politike, por e shpëtoi CDU-në.

Angela Merkel nuk do të ishte bërë kurrë kryetare e partisë CDU dhe as kancelare e Gjermanisë, nëse më 22 dhjetor 1999 të mos kishte publikuar tekstin e saj në gazetën e përditshme Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ku ajo hapur u distancua nga politika e ish-kancelarit Helmut Kohl. Në këtë tekst ajo u distancua pra nga mentori i saj politik, i cili e ka mbështetur fuqishëm në karrierën e saj. U distancua nga “babai i saj politik” dhe nga “babai i bashkimit të Gjermanisë”, nga njeriu që udhëhoqi partinë CDU plot 25 vjet.

Por Kohl ishte edhe një politikan, i cili për vite me radhë ka mbajtur një “arkë të zezë” dhe refuzonte me këmbëngulje të zbulonte emrat e donatorëve të fshehtë. Në këtë mënyrë ai diskreditoi edhe vetë partinë CDU.

Helmut Kohl e “ka dëmtuar partinë”, shkroi Angela Merkel. Sekretarja e përgjithshme e partisë, asokohe 45-vjeçarja Angela Merkel, mori guximin dhe kritikoi “xhindin” politik, të cilin askush publikisht nuk guxonte ta kritikonte, e të mos flasim për përplasje të hapur politike me të. Kjo ishte një bombë politike që shpërtheu në prag të festave të Krishtlindjeve, kur CDU ishte në një krizë të thellë.

“Arkat e zeza”

Në ato rreth 200 rreshta teksti në gazetë, Merkel tha se ajo ishte e tronditur nga detajet e aferave të “arakave të zeza” – një sistem përmes së cilit është finacuar CDU që prej viteve 1970. Me këto kritika, Angela Merkel ka rrezikuar të ardhmen e saj politike brenda partisë CDU, ku Kohl ishte shumë i fuqishëm. Menjëherë pas publikimit të artikullit, Merkel u gjet në shënjestër të kritikave nga mbështetësit e Kohlit.

Por nga ana tjetër, shpjegimi i saj shumë i saktë i çështjes dhe kërkesa për një katarsis – shihej si një kashtë shpëtimi për partinë që fundosej në një krizë edhe më të thellë.

Përgjegjësia e partisë

“Veprimet, të cilat i ka pranuar edhe vetë Kohl, e kanë dëmtuar partinë. Partia nuk i kishte publikuar të dhënat për 1,5 deri në dy milionë marka dionacionesh, të cilat nuk janë deklaruar në raporte… Partia duhet të justifikojë se si kjo është e mundur”, shkruan Merkel për FAZ tre ditë para Krishtlindjeve 1999, duke i krahasuar këto skandale me disa afera që kanë ndodhur në vitet 80-të, kur koncerni Flick, me pagesa të donacioneve kishte shtuar influencën në institucione.

Një nga fjalitë kryesore të letrës së hapur të Angela Merkelit është se “partia – dhe jo vetëm ai (Kohl) – duhet të justifikojë sesi ishte e mundur një gjë e tillë”. Merkel nuk i referohej askujt me emër në këtë letër. Ajo shkruante në shumës dhe thoshte “ne” – ne jemi përgjegjës. Duke përfshirë edhe veten.

Merkel nuk e falte askënd nga përgjegjësia politike për mbledhjen e paligjshme të parave – madje as veten. Gjashtë javë para se letra të botohej në FAZ, u bë e qartë se Kohl ishte personalisht përgjegjës për “arkën e zezë”. Helmut Kohl, njeriu që i mundësoi politikanes së atëhershme të talentuar nga Lindja të ngrihej në krye të politikës gjermane në fillim të viteve 1990, tani sulmohej nga vetë ajo.

“Letra historike”

Menjëherë pas publikimit, letrës së saj iu dha epiteti “historike”. Ato ditë Angela Merkel, gruaja e cila më pas mori postin e kancelares ku është edhe sot, plot 16 vjet me radhë, rrezikoi të ardhmen e saj politike, rrezikoi gjithçka.

Menjëherë me 22 dhjetor 1999, kundërshtarët e brendshëm filluan ta quajnë atë “babë-vrasëse”, “tradhtare”, një grua që “ndot folenë e lindjes”. Shumëkush u distancua nga ajo publikisht. Por kishte dhe disa që e mbështesnin publikisht.

Në prag të Krishtlindjeve 1999, asokohe i riu Friedrich Merz, deputet i Unionit në Bundestag, tha: “Unë nënshkruaj çdo fjali!” Edhe mediat ishin në anën e Angela Merkelit. Me kalimin e kohës, kritikët ishin gjithnjë e më të heshtur, ndërsa mbështetësit më të zëshëm.

Në lojën krejt ose asgjë, Angela Merkel fitoi. Nga favorizimi i bazës së partisë, tek mbështetja e gjerë e publikut gjerman. Ajo u bë fytyra e CDU-së, një “CDU-je të re”, pa ngarkesa nga e kaluara, që distancohet edhe nga Kohli dhe punët e tij të turbullta. Por një parti, e cila i njeh meritat historike të Kohlit për Gjermaninë.

Heshtja e Kohlit

Në artikullin e publikuar në FAZ, Merkel kritikon edhe heshtjen e Kohlit, pasi ai me këmbëngulje refuzonte të publikonte emrat e personave që kanë dhënë donacione sekrete, me shpjegimin se bëhet fjalë për “besueshmërinë e CDU dhe besueshmërinë e partive politike në përgjithësi”. Por Merkel ishte e mendimit se vetëm sqarimi i gjërave mund të forcojë edhe më shumë imazhin e partisë dhe të vet Kohlit, si dhe rolin e tij historik. E do të hapte edhe një perspektivë për forcimin e partisë.

Merkel nuk kërkoi falje me këtë letër për lëshimet e Kohlit. Por arriti një lloj kthjellimi të CDU-së, duke u distancuar bindshëm nga “arkat e zeza” dhe i hapi rrugën partisë që të shkojë përpara.

Mësimet e CDU-së

CDU duhet të mësojë të ecë përsëri, duhet të fillojë të besojë në vete dhe mundësitë e veta, duhet të fillojë beteja politike për të ardhmen e saj, shkroi Merkel. Mes fjalive të buta plot respekt për mentorin e saj politik, mesazhi i Angela Merkel për anëtarët e Unionit CDU/CSU ishte i qartë: Epoka e Helmut Kohl mori fund. CDU duhet të rinovohet nëse dëshiron të mbijetojë. Ndërsa arkat e zeza duhet të shuhen përgjithmonë. Vetëm disa muaj më pas u mbajt kongresi i CDU-së në Essen, në fillim të prillit të vitit 2000. Angela Merkel u zgjodh si gruaja e parë në krye të partisë CDU – me 895 vota nga 937 persona sa ishin në kongres. /DW

Tags: Angela MerkelCDUGjermania

TË LIDHURA

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”
Bota

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”

17:44 | 20/02/2026
SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda
Bota

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
Next Post
Triumfi i të këqijve dhe tollovia e politikës

E Djathta Ekstreme, Kosova dhe opozita Berisha e opozitës Basha

Ndahet nga jeta kreu i grupit ‘të zjarrit’ që sulmoi Forcat Speciale në Lazarat

Ndahet nga jeta kreu i grupit ‘të zjarrit’ që sulmoi Forcat Speciale në Lazarat

“Jemi ndarë keq, me debate”, Donaldi tregon çfarë ndodhi me Borën

“Jemi ndarë keq, me debate”, Donaldi tregon çfarë ndodhi me Borën







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

by mirseda
22:40 | 20/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga Partia Demokratike para ambienteve të Kryeministrisë...

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com