E hënë, 24 Janar, 2022
0.5 C
Tirana

Grupi polifonik i këndoi Ramës, reagon ashpër Kikia: O ju dhje… mu në këngë

Gazetari Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pasi grupi polifonik nga Salaria i këndoi këngën, “Tu bëftë dita një mijë”, kryeministrit Edi Rama.

Për Kikinë, është e pashpjegueshme se si populli shqiptar i këndon të gjithë udhëheqësve, teksa bën krahasimin edhe me ish-diktatorin Enver Hoxha, ku sipas tij, njerëzit i kënduan sa u doli rryli i fytit.

Ai thekson se Rama është kryeministër dhe paguhet me taksat tona për të bërë punën e tij, dhe gjithësecili ta gjykojë nëse do i japë votën ose jo.

Postimi i Kikisë në rrjetin social, Facebook

Na shkoi jeta duke kënduar: Tu bëftë dita një mijë!

Jam shumë i bindur se Rama i opozitës(së dikurshme) do të qeshte me këtë Ramën e qeverisë sot, kur rri në këmbë e degjon lebërit ti këndojnë këngë, “Tu bëftë dita një mijë”.

Por megjithatë nuk është çështje e Ramës kjo. Ndoshta edhe mua mund të më pëlqente nëse do ma bënin një këngë, qoftë edhe me një strofë… Eshtë çështje e popullit. Me ka munduar vazhdimisht pyetje: Përse ne u këndojmë të gjithë udhëheqësve? Përse e kemi kaq të lehtë ti kushtojmë këngë gjithkujt? Ose, më saktë, përse kushton kaq lirë kënga këtu?

I kemi kënduar Enver Hoxhës sa rryli i fytit na doli. Nga festivalet popullore deri tek festivali i pionierëve, në dasma e ditëlindje. I kënduam më pas Sudes e Xhaferrit, Gjallicës dhe Vefës. I kënduam Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës e LSI-së, dhe tani Edi Ramës, i cili ka nga një këngë për çdo dorë asfalti që hedh në fshatrat e Jugut.

Mos vallë duhet kërkuar tek sjellja jonë edhe fati jonë? A nuk jemi ne vetë që i idhullojmë udhëheqësit tanë, i ngrejmë në piedestal, i mbështesim të bëhen diktatorë, satrapë, sadistë, hajdutë, autoritaristë…

O ditëzinj! Ai është kryeministër, është nëpunësi më i lartë i qeverisë, që paguhet me taksat tona, dhe është aty për të bërë punën e tij. Lëreni këngën por shikoni e matini punën. Po e beri mirë, jepini sërish votën, po s’e bëri mirë, hiqeni.

O ju dhje… mu në këngë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...