Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Grup i strukturuar kriminal/ Dënohet me 37 vite burg grupi i Habilajve

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për grupin e Habiljave, të cilët akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

GJKKO ka dënuar me 10 vite burg Moisi Habilajn, teksa tre pjesëtarët e tjerë të grupit, Meridian Sula, Nezar Seiti  dhe Fatmir Minaj janë dënuar seicili me nga 9 vite burg. Të 4 të dënuarit nga GJKKO kanë përfituar nga dënimi i shkurtuar duke e ulur me 1/3.

Prokurorët e SPAK kërkuan 18 vite burg për Moisi Habilajn, edhe pse ky i fundit është në arrati që prej dhjetorit të vitit të shkuar. Ndërsa për Nazer Seitin, Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn, hetuesit kërkuan nga 15 vite heqje lirie për secilin.

Vendimi është dhënë gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme në mungesë të vetë Habilajt, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi u arratis në Itali, teksa ndodhej nën masën “arresti shtëpie”.

Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi Habilajn pak kohë më parë, me 15 vite e 5 muaj burg, dhe para se të ekzekutohej vendimi, ai ishte caktuar në “arrest shtëpie”, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave.

Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri. Aktualisht në Itali ndodhet Nezar Seitaj me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe për hetuesit në Katania ai konsiderohet si financieri i grupit kriminal.

Tags: 10 vite burdenimGJKKOMoisi Habilaj

TË LIDHURA

Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026
Aktualitet

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Aktualitet

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026
Next Post

Mos u mashtroni/ Malaj paralajmëron investitorët shqiptarë në lidhje me Bitcoin

Obsesionet më të çuditshme të mbretërve në histori

Pipero: Brenda muajit maj, rishikohet ora policore dhe mbajtja e maskave







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

by mirseda
21:16 | 06/06/2026
0

Protestave masive brenda dhe jashtë vendit i janë bashkuar për të disatën ditë radhazi edhe qytetarët e...

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com