Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Greta Garbo: Kur diva e Hollivudit synonte të vriste fansin e saj vip, Adolf Hitlerin (video)

6 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Greta Garbo: Kur diva e Hollivudit synonte të vriste fansin e saj vip, Adolf Hitlerin (video)

Aktorja e famshme ndërroi jetë më 18 shtator 1990, në moshën 85-vjeçare. Ajo u bë e njohur në mbarë botën në vitet 1920-1930, dhe fitoi shumë çmime për rolet e saj në filma si “The Torrent” (1926), “Anna Christie” (1930), “Mata Hari” (1931), “Grand Hotel” (1932), ” Anna Karenina” (1935) dhe “Camille” (1936).

Sytë tejet shprehës, aktrimi delikat dhe sensualiteti i Garbos, bëri për vete audiencën dhe kritikën. Natyra e saj e tërhequr jashtë ekranit të madh, vetëm sa e shtoi misteret rreth saj. Greta Garbo, lindi si Suedi më 18 Shtator 1905 si Greta Lovisa Gustavson. Gjatë fëmijërisë, e vuajti varfërinë e familjes së saj.

Babai vdiq kur ajo ishte vetëm 14-vjeçe, ngjarje që e detyroi të nisë punë në një dyqan rrobash. Në vitin 1924, fitoi një bursë për të studiuar për aktrim në Teatrin Mbretëror Dramatik. Në atë kohë luajti në filmin pa zë “Saga e Gosta Berlingut”. Pas këshillave të drejtorit të Teatrit, Moris Stiller, ajo e ndryshoi mbiemrin në Garbo.

Kur shkoi në SHBA në vitin 1925, Garbo nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Edhe kur e mësoi gjuhën, theksi i saj i rëndë i bëri drejtuesit e studios së njohur “Metro Gold Mayer” të hezitonin ta kalonin nga filmat pa zë në ato me zë. Gjithsesi në vitin 1930, ajo u shfaq në filmin e saj të parë me zë “Anna Christie”, që rezultoi një sukses i madh.

Garbo u nominua për çmimin e aktores më të mirë në Acadamy Awards. Regjizorët që punonin me të thoshin, se ajo ishte një natyrë tepër e ndojtur. Kur xhironin skena intime, Garbo kërkonte që në sheshin e xhirimit të mbetej vetëm kameramani, ndërsa të tjerët duhej të dilnin jashtë, të pinin ndonjë cigare apo kafe.

Gjatë një interviste të dhënë në vitin 1927, ajo e shpjegoi kështu natyrën e saj të mbyllur: “Kur isha e vogël, dëshiroja të qëndroja gjithnjë vetëm. Unë i urrej turmat… nuk më pëlqen të ndodhem në mesin e shumë njerëzve”. Më vonë, Garbo përdori pseudonime të ndryshme, dhe blinte shumë vende në avion apo teatro për të ruajtur privatësinë e saj.

Në filmat e saj, ajo ka luajtur e rolin e një spiuneje ruse dhe atë të spiunes së famshme, balerinës holandeze Mata Hari. Por Greta Garbo, ka qenë spiune edhe në jetën reale. Burime të ndryshme, pretedojnë se ajo mblodhi informacione të shumta për simpatizantët nazistë në Suedi për llogari të shërbimin sekret britanik.

Garbo u thoshte shpesh miqve të saj se dëshironte të takohej me Adolf Hitlerin, që i kishte dërguar asaj një letër si një fans i zjarrtë, në mënyrë që të mund ta vriste me një armë të fshehur në çantë. Me tre nominime për Academy Awards, Garbo u tërhoq nga aktrimi në vitin 1941 pas rolit të saj në filmin romantik “Gruaja me dy fytyra”, edhe pse në atë kohë ishte vetëm 36-vjeçe.

Edhe pse media e cilësoi si një ndërprerje të përkohshme, Garbo nuk u shfaq më kurrë në ekran. Në një rast kur ishte në moshë të thyer, ajo i tha një miku të saj:”Mos më pyet kurrë për filmat… dhe sidomos pse i braktisa ato”.

Për dekada me radhë, kritikët e filmit dhe biografët e saj kanë spekuluar mbi seksualitetin e Garbos. Edhe pse nuk u martua asnjëherë, Garbo ka pasur me sa duket marrëdhënie me shumë burra dhe gra, përfshirë këtu edhe të dashurin e saj më jetëgjatë, aktorin Xhon Xhillbert, për të cilin thuhet se e braktisi në altarin e kishës.

Një numër grash, kanë pretenduar se kanë pasur marrëdhënie romantike me Garbon, që e përshkruante gjithnjë veten një “beqare”. Pasi u tërhoq nga aktrimi, Garbo koleksionoi shumë piktura dhe mobilje franceze të shekullit XVIII-të, që pas vdekjes së saj u nxorrën në ankand.

Për gati 4 dekada, Garbo shëtiste rregullisht rrugëve të Manhatanit në Nju Jork, duke parë njerëz dhe bërë pazar.

Edhe pse maskohej duke veshur pantallona burrash, syze dielli dhe kapele të mëdha, si dhe shumë pseudonime, shumë banorë të Nju Jorkut entuziazmoheshin kur zbulonin se kush ishte ajo. Në vitin 2015, Banka Kombëtare e Suedisë, hodhi në treg një seri kartëmonedhash me figurat më të rëndësishme në historinë e vendit. Kartëmonedha e re 100 krona, paraqet pikërisht Greta Garbon.

TIRANA TODAY

 

Tags: Acadamy AwardsAdolf Hitlerigreta garbo

TË LIDHURA

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Bota

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë

22:43 | 04/11/2025
SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie
Bota

SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

21:16 | 04/11/2025
Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE
Bota

Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

17:47 | 04/11/2025
Next Post
Meta në komisionin hetimor, Fuga: Ky është turp, mirë bëri që anuloi zgjedhjet

Meta dorëzon në Kuvend dokumentin "Top Sekret"

Tanja Fajon: BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë sa më shpejt

Tanja Fajon: BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë sa më shpejt

Deputeti Gjuzi ‘ngacmon’ Silvanën e “Kafazit të Artë”: Paske ballkon të rrezikshëm

Deputeti Gjuzi ‘ngacmon’ Silvanën e “Kafazit të Artë”: Paske ballkon të rrezikshëm







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Bota

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë

by mirseda
22:43 | 04/11/2025
0

Ukraina duhet të përshpejtojë ritmin e reformave të saj, nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj në...

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

21:16 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

20:29 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com