Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Greqia shtyn vendimin për bllokimin e kufirit me Shqipërinë

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Greqia shtyn vendimin për bllokimin e kufirit me Shqipërinë

Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e memorandumit për bllokimin e kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 14 gusht. Sipas qeverisë greke, deri në daten 14 do të lejohet kalimi vetëm për kategoritë që lejoheshin më parë, pra personat që kanë leje qëndrimi, shtetasit grekë dhe anëtarët e familjeve të tyre. Kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga pikat e kalimit kufirit Kakavijë dhe Kapshticë.

Personat që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë, duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form). Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode,  të cilin do ta paraqesë para autoriteteve në pikën hyrëse të kalimit në Greqi.

Njoftim mbi lëvizjen nëpërmjet pikave të kalimit kufitar me Greqinë:

Policia e Shtetit sqaron qytetarët se sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë.

Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form).

Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode,  të cilin do ta paraqesë para autoriteteve në pikën hyrëse të kalimit në Greqi.

Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin. Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë kufirin.

Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do t’i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.

Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave vazhdon normalisht, si në hyrje edhe në dalje, por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.

Ndërsa Pikat e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke. Në këto pika nuk lejohet as lëvizja e shtetasve dhe as e automjeteve.

Tags: GreqiKakavijeKapshtice

TË LIDHURA

Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut
Aktualitet

Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

15:20 | 09/02/2026
Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse
Aktualitet

Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

14:55 | 09/02/2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit
Aktualitet

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

14:21 | 09/02/2026
Next Post
“Në gusht pritet shtim i të prekurve”, vjen paralajmërimi i fortë nga shefi i Urgjencës

"Në gusht pritet shtim i të prekurve", vjen paralajmërimi i fortë nga shefi i Urgjencës

U bë e famshme me “kërpëratën”, dëgjojeni perlën e radhës nga deputetja (VIDEO)

U bë e famshme me “kërpëratën”, dëgjojeni perlën e radhës nga deputetja (VIDEO)

Pandemia/ Shifra alarmante në Kosovë, 15 viktima dhe 226 raste të reja në 24 orët e fundit

Pandemia/ Shifra alarmante në Kosovë, 15 viktima dhe 226 raste të reja në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut
Aktualitet

Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

by mirseda
15:20 | 09/02/2026
0

Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me mbrojtjen që po i bën mazhoranca...

Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

14:55 | 09/02/2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

14:21 | 09/02/2026
Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

13:47 | 09/02/2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

13:01 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com