Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Greqia presion Zaev-it, kryeministri shet Maqedoninë: Heq Aleksandrin e Madh!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Ish-kryeministri ultranacionalist Nikolas Gruevski, i Maqedonisë gjatë mandatit të tij emëroi aeroportin, autostradat dhe stadiumet me emrin e Aleksandrit të Madh. 

 Një gjë e tillë nuk u prit mirë nga Athina zyrtare, duke apeluar pasi ata pretendojnë se Aleksandri i Madh është heroi i tyre. Kështu, një lajm i gëzueshëm ishte për Greqinë ku Gruevski humbi zgjedhjet maqedonase në qershorin e kaluar dhe kryeministri i ri u zgjodh, Zoran Zaev, i cili duket se ka marrë një vijë shumë ndryshme.

“Unë heq dorë nga pohimi se Maqedonia është trashëgimtari i vetëm i Aleksandrit,” tha Zaev në një intervistë televizive muajin e kaluar. “Historia nuk është vetëm për ne, por për Greqinë dhe shumë vende të tjera”. Ai ka denoncuar qetësimin e mëparshëm të nacionalistëve të qeverisë dhe madje sugjeroi që ai do të çmontojë statujat që ofendojnë grekët.

Kështu në takimin e  parë  të drejtpërdrejtë me kryeministrin grek rezultoi me iniciativa të drejtpërdrejta për përmirësimin e klimës në marrëdhëniet dhe forcimin e besimit para negociatave për zgjidhje përfundimtare të kontestit shumë vjeçar rreth emrit. Përveç ngritjes së nivelit të procesit negociator do të komunikojnë shefat e diplomacive, dy kryeministrat vendosën që të ndërmarrin hapa, me të cilët do të tregojnë vullnetin e mirë për zgjidhjen e kontestit.

“Me qëllim që të tregojmë konkretisht se jemi të përkushtuar në procesin e gjetjes së zgjidhjes, paralajmëroj se Qeveria do ta ndërrojë emrin e aeroportit dhe të autostradës. Autostrada do të quhet “Miqësi”. Kjo është dëshmi për faktin se nuk kemi aspirata territoriale ndaj fqinjit tonë” deklaroi Kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Si kundërpërgjigje, qeveria e Greqisë, siç paralajmëroi Ciprasi, menjëherë do të mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë në Iniciativën e Adriatikut dhe Jonit, ndërsa Parlamenti grek do të japë dritë jeshile për kalimin në fazën e dytë nga Marrëveshja për Asocim-Stabilizim, e cila është e bllokuar që nga viti 2009. Ciprasi theksoi se ekziston vullnet për zgjidhjen e emrit edhe atë në mënyrë pragmatike, me ndjenjë të përgjegjësisë duke mposhtur iredentizmin në të gjitha format e tij.

“Duhet doemos të gjejmë zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura, me qëllim që të realizohet ajo që e dëshiron fqinji jonë, asocim në BE dhe anëtarësim në NATO. Prandaj, duhet doemos të gjejmë zgjidhje të përbashkët të pranueshme erga omnes. Prandaj, vendosëm të intensifikojmë procesin negociator i cili është duke u zhvilluar nën patronazhin e OKB-së dhe të gjejmë zgjidhje për emrin”, tha Kryeministri grek, shkruan Alsat-m.

Dy kryeministrat konsiderojnë se ka ardhur koha të hapet një kapitull i ri në marrëdhënies jo vetëm mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe në fokus të jetë agjenda e miqësisë dhe bashkëpunimit, duke u dhënë fund tensioneve dhe nacionalizmave që e rëndonin rajonin në të kaluarën.

Greqia, siç paralajmëroi kryeministri grek dëshiron të jetë lider rajonal, që do të ndihmojë stabilizimin, sigurinë, prosperitetin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ndryshe, tashmë është paralajmëruar se deri në fund të muajit në Shkup dhe në Athinë vjen ndërmjetësi Nimic, i cili do të duhej t’i konsolidojë perceptimet fillestare të pakos së ideve që i propozoi në takimin e fundit në Nju-Jork. TIRANA TODAY

Tags: AleksandrinGreqiaheqkryeministrinmadhMaqedoninëpresionshetzaev

TË LIDHURA

Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas
Kryesore

Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

10:14 | 21/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë
Aktualitet

Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë

16:13 | 20/10/2025
Next Post
Si po vdesin sot demokracitë

Si po vdesin sot demokracitë

Video/ Pas zhvarrosjes së ushtarëve grekë, Tsipras shkrihet pas Ramës

Video/ Pas zhvarrosjes së ushtarëve grekë, Tsipras shkrihet pas Ramës

Inceneratori i Fierit dhe Tiranës, PD publikon kontratat e fshehta

Inceneratori i Fierit dhe Tiranës, PD publikon kontratat e fshehta







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Rishikimi i buxhetit/ Më shumë para për bonusin e fundvitit për pensionistët
Ekonomi

Rishikimi i buxhetit/ Më shumë para për bonusin e fundvitit për pensionistët

by mirseda
13:40 | 21/10/2025
0

Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit qeveria ka vendosur që të rrisë fondet për shpërblimin...

EKSKLUZIVE/ Apeli i Posaçëm urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefën

EKSKLUZIVE/ Apeli i Posaçëm urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefën

13:24 | 21/10/2025
E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava!

E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava!

13:20 | 21/10/2025
Pogradec/ Në timon nën efektin e alkoolit, AMP arreston punonjësin e policisë! Përplasi 5 automjete

Pogradec/ Në timon nën efektin e alkoolit, AMP arreston punonjësin e policisë! Përplasi 5 automjete

13:18 | 21/10/2025
Kapet me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 29-vjeçarit në Fier

Kapet me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 29-vjeçarit në Fier

12:24 | 21/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com