Rikthehet debati për çështjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa presidenti Meta ka thënë se do i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund. Grekët këmbëngulin se do të ketë një zgjerim me 12 milje, e ndërsa presidenti thotë se do të mbrojë Kushtetutën.
“Shqiptarët duhet të jenë të sigurt që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë, do të respektoj vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta.
Kreu i Shtetit ishte në ceremoninë në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilluar në Drashovicë, ku ndau disa çmime vlerësimi për atdhetarë të spikatur.