Tre persona kanë ndërruar jetë gjatë natës në Greqi, për shkak të koronavirusit.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 82-vjeçar në Patras, një 72-vjeçar në Aleksandrupoli dhe një 78-vjeçar në Selanik.
Deri më tani në shtetin fqinj kanë humbur jetën 76 persona nga koronavirusi. Ndërsa numri total i rasteve ka shkuar në 1,735.
Mbi 1,2 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi dhe rreth 70 mijë vetë kanë humbur jetën .