Greqia ka regjistruar një tjetër viktimë nga koronavirusi, duke e çuar në 151 numrin total të personave që kanë humbur jetën nga ky virus.
Ndërkohë në 24 e fundit janë shënuar 13 raste të reja infektimi. Kështu numri total i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vendin fqinj është 2,691.
Sipas mediave greke, 32 pacientë janë duke u trajtuar në ICU me intubacion, ndërsa 85 janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.
Kujtojmë se si pasojë e këtij virusi ka humbur jetën edhe ish-ministri grek i Shëndetësisë, Dhimitris Kremastinos.
Ai ndodhej në spital prej më shumë se 1 muaji, pasi kishte dhe komplikacione me rrugët e frymëmarrjes.
Më shumë se 4 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 276 mijë persona kanë humbur jetën.