Bordi i një spitali në Greqi ka miratuar një fond të konsiderueshëm, për të shëruar një foshnje. Fati luajti një lojë të vështirë për familjen e një foshnje disa ditëshe, nga Kreta, e cila u diagnostikua me atrofi të muskujve të shtyllës kurrizore.
Kjo është një sëmundje e rrallë gjenetike, e cila në mënyrë progresive çon në dobësim të muskujve, paralizë dhe nëse nuk trajtohet, në formën e saj më të rëndë (Tipi 1) madje mund të çojë në vdekje.
Në Spitalin ‘Venizelio’ ku u transportua foshnja, u dha alarm pasi shpëtimi i tij varej nga një ilaç i veçantë gjenik, i cili, megjithatë, kishte një çmim të lartë. Ilaçi kushton 1.800.000 euro.
Sidoqoftë, siç tha guvernatori i spitalit ‘Venizelio’, Costas Terzakis, ai e çoi këtë çështje serioze në Bordin e Drejtorëve të spitalit, i cili miratoi koston.
“Nëse nuk do ta kishim bërë këtë, fëmija do të ishte i paralizuar”, tha z. Terzakis.
Burimi i lajmit: thecaller. Përshtatur nga Tirana Today