E enjte, 16 Shtator, 2021
32.5 C
Tirana

Pronari në arrati/’Alba Exotic Fruit’ s’ndalet, kapet për herë të 4 me kokai*ë

Kompania “Alba Exotic Fruit” nuk ka të ndalur me transportimin e lëndës narkotike. Ndonëse menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti është në kërkim, biznesi i kokainës vijon normalisht.

Kompania në fjalë po thyen rekord në transportin e kokainës në vendin tonë, përmes kontejnerëve me banane, kur sasia e kapur sot në Portin e Durrësit është e katërta vetëm në pak muaj.

Gjatë kontrollit të kontejnerëve me banane të kësaj firme në vijim të operacionit “Rada”, u kapën 7.7 kg kokainë, e ndarë në 8 pako. Kokaina ishte e fshehur në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferike, dhe vinte nga Ekuadori në llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”.

Hetimi u bë nën drejtimin e SPAK, ndërsa operacioni është ende në zhvillim në kontrollin e kontejnerëve të tjerë në Portin e Durrësit.

“Alba Exotic Fruit” është një kompani, e cila vepron në treg prej vitit 2011, dhe rezulton të jetë në pronësi të Eduart Dautit dhe Barjon Gumenit.

Njoftimi i policisë:

Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritet doganore të Portit janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme.

Në vijim të operacionit “Rada”, ditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.

Në nisje të operacionit, nga taskforca permanente që vepron në hyrje dhe në dalje të Portit të Durrësit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës shtetasi E. D.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....