Familjarët e 20-vjeçares Caroline Crouch, nuk kishin dyshimin më të vogël se të bijën ia kishte vrarë bashkëshorti i saj. Gjatë këtyre ditëve, ku Babis Anagnostopulos ndodhet në qeli, kanë dalë të dhëna tronditëse.
Një ditë më parë, familjarët e së ndjerës morën kujdestarinë e foshnjes. I ati i 20-vjeçares, David, 78-vjeç, tha për “The Sun” se hidhërimi i tij u kthye në tërbim kur zbuloi se policët kishte prangosur dhëndrin e tij, Babis Anagnostopulos.
“Kur e mora vesh më vonë, pendimi im ishte se nuk e kisha ditur kur ai ishte këtu. Unë do t’i kisha këputur kokën e tij menjëherë nga shpatullat, dhe do i kisha marrë përsipër pasojat”, u shpreh ai.
Më pas, David tha se ai dhe gruaja Susan mësuan për vdekjen e Caroline më 11 maj nga fqinjët, në ishullin grek Alonissos. “Nuk do ta harroj kurrë atë që ndjeva. Ishte sikur një dorë e akullt ishte futur brenda gjoksit tim, dhe më kishte kapur zemrën. Ishte dita më e keqe e jetës time”. Piloti vrau të shoqen, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar, ku përfshiu dhe shqiptarët.