Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit është vënë re një solidaritet i madh nga shumë shtete. Ndër to përmendim Greqinë.
Raportohet se disa grekë vazhdojnë ende të qëndrojnë në Shqipëri duke dhënë ndihmën e tyre për të prekurit nga tërmeti.
Punonjësit e Forcave të Armatosura greke vazhdojnë të kontribuojnë me 3 kuzhinat e lëvizshme, duke ofruar ushqim në Durrës.
Vendi ku po ofrohet ushqimi, është vizituar edhe nga Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Filippidou, e cila në fjalën e saj ka falenderuar ekipin që erdhi nga Greqia për të ndihmuar njerëzit që ngelën pa strehë pas tërmetit.