Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Grabitje me thike, gurë, tulla dhe mjete të tjera rrethanore

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Grabitje me thike, gurë, tulla dhe mjete të tjera rrethanore

Një grup të rinj në Tiranë, mes të cilëve bënte pjesë dhe një vajzë e mitur, kryente grabitje në zonën e Liqenit Artificial, duke përdorur si mjete kërcënimi një thikë, gurë që mbanin me vete ose tulla ndërtimi që i gjenin në rrugë. Pesë të rinjtë që kryenin grabitje janë deklaruar fajtor dhe dënuar nga gjykata e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin grabisnin të rinj të ndryshëm, duke i marrë telefona dhe sasi lekësh. Aparatet telefonike i shisnin tek tregu çam.

Për këto veprime shtetasi M.B është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, shoku i tij, A.P, 3 vjet e 4 muaj burgim, Skerdi Fejzo 1 vit e 8 muaj burgim, E.L. 3 vjet e 4 muaj burgim dhe E.L 2 vjet e 6 muaj burgim. Sipas prokurorisë së Tiranës në disa raste,të pandehurit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pothuajse me të njëjtin mekanizëm,i kanë marrë të dëmtuarve të ndryshëm sendet që mbanin me vete (kryesisht celularë,lekë apo ora) duke i kërcënuar se do t’i dëmtonin fizikisht nën presionin e thikës apo sendeve të forta (tulla). Në të gjitha rastet, të pandehurit i afroheshin personave kryesisht të mitur në ambientet e liqenit artificial Tiranë, i kërkonin aparate celular ose lekët dhe më pas nuk ia kthenin më,duke i kërcënuar me thikë ose me ndonjë gur që mbanin në dorë. Më pas, të pandehurit i shisnin aparatet celular dhe paratë e siguruara i konsumonin për nevojat e tyre.

Tek zona e liqenit

Në datën 2 gusht 2016, në ambientet e Komisariatit nr.1 Tiranë ka paraqitur kallëzim penal një adoleshent, i cili ka parashtruar se atë ditë, pranë kodrave të liqenit artificial në Tiranë, ai ka qenë duke bërë një shëtitje së bashku me shokun e tij. Ata i kanë kërcënuar gjithashtu që të mos bëjnë kallëzim në polici se përndryshe do t’i thernin me thikë. Pasi këta shtetas kanë treguar për karaktreristikat e personave, të cilët i kanë vjedhur nën kërcënimin e thikave, policia në rrugë operative ka bërë të mundur identifikimin e një vajze, e cila më pas nën praninë e avokates dhe psikologes ka deklaruar në ambientet e Komisariatit nr 1 se ka qenë e shoqëruar e të pandehurve në datën 2 gusht 2016 pranë liqenit artificial të Tiranës. Ajo ka shpjeguar për disa episode vjedhjeje, përfshirë edhe të gjithë dinamikën e ngjarjes se si ata kanë marrë sendet e denoncuara.

Grabitje me tulla e thikë

Pas ndalimit të të pandehurve,janë kryer procedurat e paraqitjes për njohje dhe i dëmtuari ka njohur personat e arrestuar. Më datë 29 korrik 2016 i dëmtuari ka paraqitur kallëzim penal në Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë duke shpjeguar se ditën e kallëzimit ka qenë me shokët e tij për të vrapuar në Kodrat e Liqenit, Tiranë. Rreth orës 19:30, në afërsi të Amfiteatrit, i janë afruar 7 persona,6 djem dhe 1 vajzë. Personat e mësipërm, i kanë ndaluar të dëmtuarin dhe shokët e tij dhe kanë nisur t’i kontrollonin xhepat, duke i marrë 100 lekë dhe një aparat telefonik të markës Samsung Duo ngjyrë e bardhë.

Njëri nga autorët mbante në dorë një thikë, ndërsa një tjetër një tullë gati për të goditur të dëmtuarin dhe shokët e tij. Autorët e veprës i kanë kërcënuar të dëmtuarit që të mos tregonin dhe më pas i kanë lënë të lirë. Faktet e mësipërme janë konfirmuar edhe nga shoku i të dëmtuarit Renis Bejta.Në vijim të hetimeve, nga ana e oficerëve të policisë Gjyqësore është verifikuar se telefonat e vjedhur në dy episodet e mësipërme janë shitur nga të pandehurit tek tregtarët e telefonave të përdorur në vendin e quajtur “Tregu Cam” ose ”Tregu i Dollarit” Tiranë. Më datë 28 korrik 2016 kanë paraqitur kallëzim penal në Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë në lidhje me një ngjarje të ndodhur atë ditë.

Sipas kallëzuesve, rreth orës 10:30 ata kanë qenë duke shëtitur në Kodrat e Liqenit Artificial Tiranë dhe në afërsi të shkollës Willson i janë afruar 3 djem dhe një vajzë. Njëri nga djemtë ka pretenduar se ata (të dëmtuarit) kanë ngacmuar vajzën që ndodhej me të duke pretenduar se “pse e shikoni ashtu”. Më pas, të tre personat i janë afruar kërcënueshëm duke i kërkuar lekët që mund të kishin me vete. Të ndjerë të frikësuar, ata I kanë dhënë gjithçka që kishin me vete.

Tags: grabitjeliqenimjete te tjera rrethanorethike

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Colorado gjen fitoren pas 5 humbjesh falë Shkëlzen Gashit

Colorado gjen fitoren pas 5 humbjesh falë Shkëlzen Gashit

Elbasan, vihet në pranga i shpalluri në kërkim

Elbasan, vihet në pranga i shpalluri në kërkim

I veshur me kostum e kollare, por shihni ç’bën kryeministri këtë mëngjes

I veshur me kostum e kollare, por shihni ç'bën kryeministri këtë mëngjes







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com