Kryeministri Edi Rama u ka uruar shqiptarëve një të dielë të qetë me anë të një fotoje të veçantë.
I veshur me kostum dhe me kollare, Rama ndodhet në një palestër, ku shihet duke luajtur basketboll teksa bën kosh.
Të gjithë e dimë pasionin e kryeministrit për basketbollin, ndërsa duket se Rama ka dashur të përcjellë një mesazh me anë të kësaj fotoje një ditë pas protestës së PD-së. Mbase ka dashur të thotë që arrin çdo objektiv?
Këtë e gjykoni ju.