Shkëlzen Gashi ka siguruar fitoren e Colorado Rapids pas plot 5 humbjesh radhazi.
Gashi shkëlqeu me paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj San Jose Earthquakes, ku shënoi dy gola.
Fitorja 3-0 erdhi ndaj ekipit të Jahmir Hykës, një tjetër shqiptari në kampionatin e futbollit përtej oqeanit. Hyka luajti për 72 minuta për San Jose Earthquakes, për t’u zëvendësuar më pas.
Fitorja e Colorados ka gëzuar pa masë fansat e këtij ekipi, ndërsa faqja zyrtare e klubit të Gashit shkruan për këtë fitore: “Dy gola nga Shkëlzen Gashi dhe një nga Dominique Badji e katapultuan Colorado Rapids-in në fitoren më të madhe ndaj San Jose Earthquakes-it që nga viti 2002… Ky ishte një Rapids që kishte humbur pesë ndeshje rresht, e që ishte pa një fitore prej ditës hapëse të sezonit, por kjo nuk u demonstrua teksa ata dominuan që nga bilbili i parë.”