Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Grabitja/ Policia jep detaje: Kemi prova të mjaftueshme për zbardhjen e ngjarjes

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Grabitja/ Policia jep detaje: Kemi prova të mjaftueshme për zbardhjen e ngjarjes

Pas arrestimeve bërë së fundmi lidhur me grabitjen e 9 prillit, Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare. Kjo e fundit njofton se deri më tani janë arrestuar:

-Oltion Veseli, 38 vjeç, banues në Krujë.

-Alkond Bengasi, 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

-Renaldo Sula, 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan .

-Saimir Çela, 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan.

Po ashtu, në njoftim thuhet se hetimet vazhdojnë dhe se gjatë kontrolleve  janë  gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta  të cilat  do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Tiranë

Vazhdon veprimtaria hetimore për  zbardhjen e plotë të  ngjarjes së  ndodhur më datë 9 prill në Rinas.

Në pranga katër persona si  autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje

Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor me Specialistët më të mirë të Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019, ku janë  vjedhur me armë një sasi e konsiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi Admir Murataj,  ju informojmë se:

Grupi i Posaçëm Hetimor  nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,  në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur  ndalimi  i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe konkretisht:

  • O. V., 38 vjeç, banues në Krujë.
  • A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
  • R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan .
  • S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan.

Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve  janë  përdorur teknika speciale hetimore  dhe janë përfshirë strukturat  operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Gjithashtu gjatë kontrolleve  janë  gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta  të cilat  do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet  proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale  të  “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” , “Vrasje e Punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Tags: detajeGrabitjangjarjepoliciaprovazbardhja

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Veseli letër Kongresit Amerikan, ministri serb: Treguan analfabetizmin politik

Veseli letër Kongresit Amerikan, ministri serb: Treguan analfabetizmin politik

Jo panikut, jo neglizhencës!

Jo panikut, jo neglizhencës!

Grabitja/ Berisha akuza policisë: I janë vërsulur në arrestime të afërmve të Çalës

Grabitja/ Berisha akuza policisë: I janë vërsulur në arrestime të afërmve të Çalës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com