Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Grabiti një filial poste, Zvicra merr vendimin për reperin shqiptar

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
Grabiti një filial poste, Zvicra merr vendimin për reperin shqiptar

Ndalohet të shkojë të vizitojë familjen në Zvicër reperi shqiptar nga Kosova, i njohuri i Besko. Në vitin 2016, kur qe dëbuar nga Zvicra, reperi Besian Kacorraj, me emrin artistik “Besko” me rrënjë nga Kosova, ishte bërë temë dite për mediat zvicerane.

Edhe pse kishte bere burg dhe i plotësonte kushtet për dëbim mbi bazë të ligjit të ashpërsuar zviceran për të huaj, kjo masë konsiderohej e ashpër nga një pjesë e opinionit.

Kjo për arsyen se ai e kishte vuajtur dënimin dhe gjatë tij ishte risocializuar, madje ishte marrë edhe si shembull për të rinjtë e tjerë me prejardhje të huaj për integrim në shoqërinë zvicerane.

Veç kësaj, reperi sot 33 vjeçar ishte bërë rishtaz baba i një fëmije dhe kjo e bënte dëbimin e tij më problematik, nga ana humanitare.

Edhe pse i dëbuar, Besko ka pasur të drejtë të vizitojë herë pas here familjen në Zvicër. Dhe, pikërisht në njërën nga këto vizita ai akuzohet se ka bërë një plaçkitje poste. Kjo ka ndodhur në muajin shkurt, në filialin e postës në Dübendorf, shkruan sda.ch.

Grupi parlamentar i SVP-së në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, ka bërë pyetje nëse lejohen vizitat familjare të një personi me këtë biografi. Ndërsa ekzekutivi i kantonit është përgjigjur se për vizitat e tilla, kompetente është federata., transmeton albinfo.ch.

Mirëpo, nuk është e besueshme se ai mund të bëjë tash e tutje vizita të tilla pas zbulimit se ai ka grabitur filialin e postës së përmendur, më 19 shkurt të këtij viti.

Ai është arrestuar pak pas sulmit të bërë dhe është mbajtur në burgun për hetime, përcjell albinfo.ch. Policia ka gjetur në vendin ku ai qëndronte armën me të cilën besohet se kishte kryer sulmin dhe një pjesë të parave të grabitura.

SVP ka kërkuar të dijë nga qeveria nëse vizita të tilla janë të zakonshme apo lejohen vetëm në raste të jashtëzakonshme. Përgjigja e qeverisë tregon se “pezullimi”, siç quhet ndërprerja e përkohshme e ndalesës për hyrje në Zvicër, jepet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Raste të tilla janë ftesat gjyqësore, rastet e vdekjes në familje ose ngjarje familjare me rëndësi. Mirëpo, për të dhënë leje të tilla  nuk është përgjegjës kantoni por federata, Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).

Në rast se “pezullimi” keqpërdoret, federata nuk lejon më pushime të tilla, thuhet në përgjigje. Përjashtime nga ky rregull bëjnë rastet urgjente si ftesa për pjesëmarrje në procese gjyqësore.

Në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2019 autoritetet federale kanë dhënë leje për 171 udhëtime, vizita të tilla në Kantonin e Cyrihut të të huajve të dëbuar. Por këta persona, sipas rregullit, nuk janë mbikëqyrur gjatë qëndrimit të tyre në Zvicër.

Tags: filialgrabitipostereperinshqiptarVendiminzvicra

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
1939/ Historia e veçantë e ndeshjes Shqipëri-Suedi, media (kazan) kritikoi vendimin për…

1939/ Historia e veçantë e ndeshjes Shqipëri-Suedi, media (kazan) kritikoi vendimin për…

Përplasi për vdekje 42-vjeçarin dhe u largua, arrestohet shoferi

Përplasi për vdekje 42-vjeçarin dhe u largua, arrestohet shoferi

“Çfarë tersi, mos thuaj gjë”, bisedat mes 2 të arrestuarve. Çala, restorant në Tiranë

“Çfarë tersi, mos thuaj gjë”, bisedat mes 2 të arrestuarve. Çala, restorant në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

by mirseda
19:38 | 14/03/2026
0

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e sotme që ndodhi rreth orës 17:30, ku u raportua për...

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

19:37 | 14/03/2026
SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur

SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur

19:15 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com