Kronikë

Grabitet shtëpia e avokatit, hajdutët i marrin rreth 350 milionë lekë

               Publikuar në : 17:25 - 15/04/19 marsela

Banesa e një avokati në Durrës mësohet se është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Pre e grabitjes ka rënë shtetasi Edmond Saliu, ku i kanë marrë rreth 350 milionë lekë.

Avokati ka thënë para uniformave blu se autorët kanë marrë kasafortën e cila ishte me çelës.

Sapo është sinjalizuar për këtë grabitje, policia ka nisur nga hetimet.

Nga të dhënat e para, ende jo zyrtare, policia dyshon se grabitja është realizuar nga të afërm të avokatit, pasi nuk ka pasur thyerje të dyerve apo dritareve të banesës.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT