jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Golat e nëntorit

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Golat e nëntorit

Nga: Rudina Hajdari

Një lojë e shëmtuar është duke u luajtur nga qeveria kohët e fundit lidhur me çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

Para dy javësh, Edi Rama, duke shkelur ligjin për energjinë elektrike, i cili këtë kompetencë ia jep ekskluzivisht vetëm ERE, shpalli një rritje galopante çmimi për konsumatorët që konsumojnë mbi 800 kw në muaj, duke argumentuar se kjo rritje do të prekte vetëm 4% të tyre.

Ky fakt nuk është i vërtetë. Shifrat, mbi të cilat ai mbështet këtë tezë janë të manipuluara sepse përllogaritja bëhet duke mesatarizuar konsumin e gjithë vitit, për të gjithë abonentët dhe këtu ka dy detaje, mbas të cilave fshihet djalli. E para janë mbi 120 mijë konsumatorë, të cilët faturohen me 0 kw në muaj, për shkak se nuk jetojnë fare në Shqipëri, por ende i kanë kontratat aktive. Që të bëhet një përllogaritje e saktë, këta duhet të hiqen nga defteri kur mesatarizojmë konsumin.

E dyta, përllogaritja bëhet përgjatë gjithë vitit, ndërkohë që duhet të bëhet për periudhën e pikut të konsumit që është nëntor-mars, pra, muajt më të ftohtë të vitit sepse dihet që energjia është burimi kryesor i ngrohjes në Shqipëri.

Nëse e aplikojmë siç duhet përllogaritjen, do na dalë se në fakt janë mbi 50% e konsumatorëve të cilët e kalojnë 800Kw në muaj dhe se çmimi i rritur do të rëndojë tej mase në xhepat e tyre. Duke qenë i vetëdijshëm për këtë fakt, Edi Rama doli sërish, mbasi ERE mori vendimin pikë e presje, siç ai e kishte paralajmëruar duke shkelur totalisht mbi pavarësinë e vet si institucion dhe dha lajmin se çmimi nuk do të rritej dhe se fasha nuk do të aplikohej.

Një ditë mbasi shpalli anulimin, doli sërish dhe deklaroi se ai ishte i përkohshëm dhe se rritja do të aplikohej në nëntor. Në një vend normal, me institucione të cilat zbatojnë ligjin dhe jo komandat e dhëna nga FB të atij që e quan veten Kryeministër, ERE do të refuzonte të merrte vendim bazuar në deklaratat e KM. Po ashtu, në një vend normal, OSHEE do të duhej t’i kujtonte KM se e ka të pamundur tashmë të mos aplikojë fashën pasi ligji për energjinë e detyron atë të zbatojë vendimet e ERE dhe jo të KM. Por ne e dimë që nuk jemi vend normal, që ligji këtu nuk do të thotë asgjë për asnjë nga ata që na qeverisin dhe se institucionet përdoren rëndom si lecka për të pastruar zullumet apo për t’i dhënë shkëlqim fasadës së qeverisjes. Pra, le ta harrojmë ligjin dhe të shohim realitetin në sy për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Edi Rama e di fare mirë se faturat e kripura të energjisë elektrike, me të cilat ai do të mbulojë deficitin e thellë që shkakton vjedhja pa limit dhe paaftësia në menaxhimin e KESH, do të shkaktojnë jo vetëm pakënaqësi të madhe popullore, por do t’i çojnë shqiptarët në pamundësi pagese. Imagjinoni një familje mesatare shqiptare, e cila ka fëmijë të vegjël apo të moshuar dhe që e ka të detyruar të përdorë ngrohje përgjatë gjithë ditës, si do të mund të përballojë fatura energjia, të cilat mund të shkojnë mbi 200 mijë lekë të vjetra në muaj.

Një kosto e papërballueshme, duke ditur se të gjitha çmimet e tjera janë rritur e do të rriten ende si pasojë e shtrenjtimit të naftës e tanimë edhe të energjisë elektrike. E pra, loja që po bën sot Edi Rama me shqiptarët ka të bëjë pikërisht me dijeninë mbi këtë fakt, ndaj shtyrja që ai i bëri aplikimit të fashës nuk ka lidhje me asnjë nga argumentet që ai paraqiti, por te shpresa që ai ka se fillimi i kampionatit të botërorit do të bëjë që vëmendja popullore të zhvendoset nga korrupsioni dhe paaftësia për të qeverisur, te golat e skuadrave të mëdha.

Kështu edhe ai shpreson se bashkë me golat e botërorit edhe ai të bëjë golin e tij në xhepat e shqiptarëve duke u marrë atyre çdo qindarkë nëpërmjet fryrjes së faturës së energjisë. Por unë besoj se nuk do të ketë spektakël, sado ndërkombëtar t’i ketë përmasat që të shpëtojë qeverinë më të korruptuar në Europë nga përballja me zemëratën në rritje popullore. Besoj gjithashtu se opozita këtë vjeshtë do të jetë në lartësinë e duhur për të organizuar sa më fort dhe sa më shumë qytetarë e për t’u kthyer në mburojë të tyre dhe ekonomive familjare e duke mos lejuar kështu vazhdimin e grabitjes nga qeveria.

Tags: energjiQeveriaramaRudina Hajdari

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Filmi “Vera Andrron Detin” në Tiranë

Filmi "Vera Andrron Detin" në Tiranë

Ilir Shaqiri e dërgoi në shtëpi, Igli Zarka e ironizon pas debatit të ashpër

Ilir Shaqiri e dërgoi në shtëpi, Igli Zarka e ironizon pas debatit të ashpër

Meta takohet me Sali Berishën në selinë blu. Çfarë pritet?

Meta takohet me Sali Berishën në selinë blu. Çfarë pritet?







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com