Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani njofton se përflitet se shumë shpejt do të mbyllet projektligji për lejimin e kultivimit të hashashit. Ai parashikon se në vjeshtë do kemi tre ligje themelore: Ligji për legalizimin e vjedhjes së pushtetit, ligji për pastrimin e parave dhe lejimi i kultivimit të hashashit.
Statusi
Gojët e liga thonë se po mbyllet me shpejtësi të madhe projekt ligji për lejimin e kultivimit të hashashit.
Pra në vjeshtë do kemi tre ligje themelore :
- Ligji për legalizimin e vjedhjes së pushtetit pavarësisht zgjedhjeve. (Kodi i ri zgjedhor post 30 korrik)
2. Ligji për pastrimin e parave (amnistia e shtyrë)
3. Ligji për shndërrimin zyrtar të Shqipërisë në Kanabistan. (Lejimi i kultivimit të hashashit).
Me këto tre ligje hidhet dhe shtresa e fundit e rrugës së re anti-Europë që ka ndërtuar Edi Rama.