Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Goditja në Poloni, mblidhen ambasadorët e NATO-s

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Goditja në Poloni, mblidhen ambasadorët e NATO-s

Shpërthimi në Poloninë lindore u shkaktua nga një raketë e prodhuar në Rusi, por ende nuk është e qartë se kush e lëshoi. Ka shenja që flasin se bëhet fjalë për një raketë të mbrojtjes raketore nga Ukraina.

Ambasadorët e vendeve të NATO-s janë mbledhur të mërkurën paradite për t’u konsultuar për shpërthimin në lindje të Polonisë, në kufi me Ukrainën.  Takimin e udhëheq Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha zëdhënësja e Aleancës  Oana Lungescu, të martën në mbrëmje. Pas Këshillit të NATO-s, Stoltenberg do të dalë para shtypit në Bruksel.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës kishte vënë në dukjes, se nuk është ende e qartë se kush e ka hedhur. “Është e rëndësishme që të gjitha faktet të kontrollohen”, shkroi Stoltenberg në Twitter. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës nuk foli as për raketa e as për Rusinë, por për një “shpërthim në Poloni”.

Scholz: Nuk do të kishte ndodhur pa luftën e Rusisë në Ukrainë

Sipas Ukrainës, Rusia është përgjegjëse për çdo incident raketor. Këshilltari i  presidentit, Mykhailo Podoliak, tha se ka vetëm një logjikë se luftën e filloi Rusia kundër Ukrainës. Podoliak iu përgjigj kështu deklaratave të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili kishte thënë se goditja në Poloni, pas gjase, nuk vjen direkt nga Rusia.

Unë do të bëj gjithçka që ta mësojmë se çfarë ka ndodhur, tha presidenti  i SHBA-ve Joe Biden. Por sipas informacioneve të deritanishme mbi trajektoret e fluturimeve, ka pak gjasa që raketa të ketë ardhur nga  Rusia, tha Biden, në Bali të Indonezisë. Ka shenja që flasin se bëhet fjalë për një raketë të mbrotjejs raketore nga Ukraina.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka kërkuar hetime të detajuara dhe paralajmëroi që të mos arrihet në përfundime të nxituara. “Në një çështje kaq serioze, çdo përcaktim i nxituar i rrjedhës së fakteve përpara hetimit të tij të kujdesshëm është jashtë diskutimit,” tha Scholz pas samitit të G20 në Bali. Ai vuri në dukje se shërbimet e inteligjencës kishin shkëmbyer mendime dhe se SHBA do të mbështeste hetuesit polakë.

Scholz megjithatë  theksoi se shkaku i goditjes së raketës nuk duhet të harrohet. “Është e rëndësishme që ne të gjithë ta bëjmë të qartë në të njëjtën kohë dhe ta kemi të qartë se asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur pa luftën ruse kundër Ukrainës, pa raketat që tani janë duke u gjuajtur intensivisht dhe në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës”

Reagimi i nevojshëm

Sipas presidentit lituanez Gitanas Nauseda, goditja e raketës në Poloni nuk e ndryshon nivelin e kërcënimit ushtarak. Por ai tregon se nevojitet sa më shpejt vendosja e sistemeve kundërajrore në krahun lindor të NATO-s. “Lituania do të mbështesë në mënyrë aktive përdorimin e mbrojtjes ajrore përgjatë kufirit polako-ukrainas.” Kjo vlen edhe për pjesën tjetër të krahut lindor.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Polonisë mblidhet sërish të mërkurën për të diskutuar për pasojat e shpërthimit, bëri të ditur shefi i Këshillit Jacek Siewiera nëpërmjet në mesazhi në Twitter. Komiteti u mblodh njëherë qysh të martën në mbrëmje pas raportimeve të para për goditjen e raketës. Të mërkurën në mëngjes, presidenti i Polonisë Andrzej Duda tha se aktualisht nuk ka asnjë tregues konkret se kush e lëshoi raketën. /DW

Tags: Joe BidenNATOPolonirusiUkrainë

TË LIDHURA

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve
Bota

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë
Bota

Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë

10:35 | 17/04/2026
Next Post
Autokolona me mjete të blinduara, si u shoqëruan nipi dhe djali i Rrahman Rrajës

Autokolona me mjete të blinduara, si u shoqëruan nipi dhe djali i Rrahman Rrajës

Artan Hoxha: Kryebashkiaku i Roterdamit është kërcënuar në Tiranë

Afera e inceneratorëve, Artan Hoxha jep deklaratën e fortë: U kërkua arrestimi i një kryebashkiaku, tentativa dështoi

Eleminimi i 27-vjeçarit/ Artan Hoxha: Viktima kishte biznes në mes të Tiranës, ku dhe iu vendos tr*toli

Prangosja e Arben Dervishaj/ Hoxha: Jam habitur, sot do të ishte në tribunën VIP të stadiumit







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra
Aktualitet

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

by mirseda
16:33 | 17/04/2026
0

Rreth 1200 mbështetës të opozitës janë nisur në mënyrë të organizuar nga Shkodra, për të marrë pjesë...

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026
Takim me administratorët, Hajdari: Fokus te shërbimet dhe emergjencat në Tiranë

Takim me administratorët, Hajdari: Fokus te shërbimet dhe emergjencat në Tiranë

16:05 | 17/04/2026
Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

15:07 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com