Një tjetër grup i shpërndarjes së heroinës dhe kokainës,është goditur në Greqi, teksa në pranga kanë rënë 3 shqiptarë dhe 5 grekë.
Sipas mediave greke, grupi vepronte kryesisht në Janinë, ndërsa raportohet se policia ka kapur edhe kreun e kësaj bande, i cili e sillte drogën nga Shqipëria.
Nga të dhënat paraprake mësohet se shqiptarët e arrestuar janë një 22-vjeçar, një grua 40 vjeçe dhe kreu i bandës, 31 vjeç. Ndërsa nga grekët, mësohet të jenë arrestuar 2 femra të moshës 29-39 vjeçe.
Policia greke njofton se në kërkim janë shpallur edhe 2 shqiptarë të tjerë. Mediat fqinje raportojnë se banda kriminale ka qarkulluar 1 kg e 150 gram heroinë dhe 30 gram kokainë në pesë muajt e fundit në Janinë.
Nga ky aksion u sekuestruan 326 gram heroinë, 36 gram kokainë, 3400 euro dhe 11 celularë.