Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjyqtari Muçi pas shkarkimit: Kush është ai zyrtar që s’ka probleme me pasurinë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjyqtari Muçi pas shkarkimit: Kush është ai zyrtar që s’ka probleme me pasurinë

Gjyqtari i  Kushtetueses, Besnik Muçi është shkarkuar nga detyra. Vetëm pak minuta më parë është dhënë verdikti për gjyqtarin e Kushtetueses Besnik Muçi nga KPA-ja. Kjo e fundit, ka gjykuar se ankimimi i  Komisionerit Publik ka qenë i drejtë dhe për këtë arsye ka shkarkuar Muçin.

Pas vendimit të KPA-së, Muçi ka thënë me ironi gjatë një prononcim për mediat se i vetmi mëkat që ka bërë është fakti që aplikoi për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

“Më thoni kush është ai qytetar shqiptar, pasuria e të cilit mos ketë probleme të natyrës së qindra mijërave lekë, unë e kam thënë jam bërë vet prokuror, kam konkurruar dhe kam ushtruar 17 vjet profesionin me përkushtim korrektesë. Duke zbatuar ligjin pa asnjë masë disiplinore dhe mëkati i vetëm është që bëra para nja dy vjetësh, që ata që janë marrë me analizën e shqyrtimin, dhe autoritetet e ambasadës amerikane, mëkati i vetëm se aplikova për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Mëkati tjetër e bëri zoti Dvorani më listoi i treti në listë, për vakancat e Presidencës dhe Kuvendit.

Mëkatin tjetër e bëri Presidenti Meta që më emëroi anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ku qëndron problemi im në këtë lloj situate, çfarë mund të bëjë një jurist që ka besim te institucionet e vendit të tij dhe kërkon të bëjë karrierë duke respektuar dhe procedurat institucionet?”, deklaroi gjyqtari Muçi.

LAJMI FUNDIT/ Shkarkohet gjyqtari i Kushtetueses Besnik Muçi

Kujtojmë se para dy javësh, Komisioni Publik ka kërkuar shkarkimin e Muçit për pasaktësi dhe pamjaftueshmëri dokumentesh për justifikimin e pasurisë së tij. Ai është shprehu se çdo pasuri e tij ka burim ligjor, teksa theksoi se familja e tij ka pasur pasuri të tjera, përveç tokës bujqësore.

“Shkaku i parë i ankimit është diferenca financiare të 4 vitet, 2003-2006 në shumë e 6 mln lekë të vjetra, të llogaritura sipas Komisioneri Publik dhe të pranuar nga KPA në kundërshtim me ligjin.

Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë në pronësi në vitin 1991. Bashkëshortja ime është larguar nga familja para 22 vitesh, është një pasuri me burim të ligjshëm.

Shkaku tjetër i ankimit ka qenë mosdeklarimi i një banese, të ndërtuar në vitin 1985, të ndërtuar nga familja e bashkëshortes, kur ajo ka qenë e mitur. Ai truall 170 metër në atë fshat e ka sot vlerën 200 mijë lekë. Një shkak ankimi për 40 mijë lekë të vjetra.

Të tjera shkaqe ankimi ishin huatë e marra nga familja ime. Huaja e marrë nga babai, vëllai e motra ime, nga xhaxhai im, 400 mijë lekë të reja, të cilat unë i provova tej çdo ndryshimi. Deklarova që familja ime ka pasur të ardhura të tjera, përveç tokës bujqësore”, tha gjyqtari.

Tags: besnik muciGjykata KushtetueseKPApasuriashkarkimi

TË LIDHURA

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2
Aktualitet

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2

09:14 | 19/01/2026
Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”
Aktualitet

Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”

09:11 | 19/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Zbardhen emrat e të burgosurve që u transferuan në IEVP Peqin dhe Fier
Aktualitet

U arrestua pas arratisjes të Altin Ndocit, del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit

09:00 | 19/01/2026
Next Post
‘Muçi refuzon vendimin e KPA-së’. Reagon Taulant Balla: Qesharake

‘Muçi refuzon vendimin e KPA-së’. Reagon Taulant Balla: Qesharake

“Mendoj fundin e muajit”, këngëtari flet për të ardhurat që fiton nga muzika

"Mendoj fundin e muajit”, këngëtari flet për të ardhurat që fiton nga muzika

Presidenca reagon pas telefonatës Meta-Palmer, çfarë biseduan në 30 minuta

Presidenca reagon pas telefonatës Meta-Palmer, çfarë biseduan në 30 minuta







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2
Aktualitet

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2

by mirseda
09:14 | 19/01/2026
0

Për herë të parë për shitblerjen e ndërtesave/apartamenteve në vend do të aplikohen çmime fiskale edhe për...

SHBA-të mund të ofrojnë azil për hebrenjtë britanikë, sipas administratës Trump

SHBA-të mund të ofrojnë azil për hebrenjtë britanikë, sipas administratës Trump

09:12 | 19/01/2026
Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”

Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”

09:11 | 19/01/2026
Izraeli vijon sulmet në Gaza, plagosen civilë në shkelje të armëpushimit

Izraeli vijon sulmet në Gaza, plagosen civilë në shkelje të armëpushimit

09:10 | 19/01/2026
Rritja e miliarderëve në botë, Oxfam paralajmëron: Në prag të një hendeku pasurie dhe pushteti

Rritja e miliarderëve në botë, Oxfam paralajmëron: Në prag të një hendeku pasurie dhe pushteti

09:07 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com