Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Gjykata Speciale akuzon, qeveria e Kosovës paguan shpenzimet

9 vjet ago
in Të Gjitha

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se fillimi i punës së Gjykatës Speciale dhe procedimi i aktakuzave eventuale, do të ndikojë edhe te buxheti i Republikës së Kosovës.

Personat të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Speciale, kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur, në bazë të Ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave.

Ligji u garanton mbulimin e shpenzimeve për avokatë personave të akuzuar. Po ashtu, ai u siguron mbulimin e shpenzimeve edhe familjarëve të tyre gjatë vizitave që do t’u bëjnë këtyre personave, të cilët do të përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Për mbulimin e këtyre shpenzimeve Qeveria e Kosovës, sipas ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ndarë 1.5 milionë euro.

“Ky ligj i mbulon shpenzimet e familjarëve të tyre që kanë të bëjnë me udhëtimet e tyre, sepse kemi të bëjmë me një gjykatë që tashmë ekziston jashtë Kosovës. U garantohet e drejta që t’i vizitojnë familjarët e tyre që janë të akuzuar në këtë proces. Po ashtu, na obligon që të kompensojmë edhe mbrojtjen e tyre që duhet t’u ofrohet”.

“Ndërsa, në momentin që ata shpallen të pafajshëm, ligji parasheh edhe kompensimin tyre, me një shumë të caktuar financiare, por tashmë nuk mund të flas se sa do të jetë dhe si do të jetë”, ka thënë ministri Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, edhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se mbrojtja financiare dhe juridike, konsiderohet si masë obligative që shteti i Kosovës duhet t’u ofrojë këtyre personave.

Ehat Miftaraj, nga Instituti Demokratik i Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se të gjithë personave, të cilët mund të jenë objekt i këtyre proceseve, shteti i Kosovës duhet t’u ofrojë trajtim të barabartë, gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

“Pasi shteti i Kosovës ka dështuar që vetë t’i hetojë, ndjekë dhe gjykojë krimet e luftës në Kosovë dhe ka qenë i obliguar të formojë një gjykatë në një vend të tretë, atëherë sipas parimeve ndërkombëtare, lidhur me respektimin e të drejtave dhe lirive të personave që mund të jenë objekt i këtyre procedurave, duhet ofruar trajtim të barabartë në procedurë gjyqësore”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka sqaruar se në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara, përcaktohet që, nëse këta persona mund të shpallen fajtorë dhe të dënohen me aktgjykim të formës së prerë, është e paraparë mundësia e konfiskimit të pasurisë së tyre dhe me këtë të bëhet dëmshpërblimi i viktimave të krimit.

“Kjo nënkupton që shteti në rastin konkret iu ofron mundësi të barabarta për të pasur një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, ndërsa në anën tjetër, nëse të njëjtit shpallen fajtorë, atëherë shteti rezervon të drejtën që t’iu konfiskojë pasurinë e tyre dhe t’u ofrojë dëmshpërblim viktimave të krimit”, ka sqaruar Miftaraj.

Institucionet e Kosovës e kanë miratuar nisjen e punës së Gjykatës Speciale, e cila nga fillimi i këtij viti ka punuar në harmonizimin e rregullores së punës me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Së fundit, është komunikuar nga kjo Gjykatë se të gjitha rregulloret janë në harmoni me aktet ligjore të Kosovës dhe se pritet që në të ardhmen të procedohet me rastet e para, shkruan indeksi.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000. Ajo do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtarë.

Selia e kësaj Gjykate është në Hagë, ku Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të sigurojë zbatimin e këtij ligji, deri në përfundim të zhvillimit të procedurave gjyqësore ndaj personave të akuzuar potencial pranë Dhomave të Specializuara.

Tags: akuzone KosovësGjykatagjyqesorepaguanQeveriashpenzimetSpeciale

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Dortmund humbet kreun, mposhtet nga Hannover

BlackBerry me procesor më të fuqishëm

Higuain vendos në këtë pjesë të parë (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com