Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 37 të arrestuarit në protestën e opozitës ditën e shtunë.
Mësohet se është vendosur “arrest me burg” për 3 të ndaluarit, “arrest shtëpie” për 2 prej tyre, si dhe “detyrim paraqitje” për 32 të tjerët.
Kështu Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Armando Gecaj, Edmond Bushin dhe Eneid Gjatën.
I pranishëm ishte dhe Sekretari i Përgjigjshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, edhe ky i proceduar si organizator i protestës.
Mbi të arrestuarit rëndojnë katër akuza: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike” “ Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe ” Shkelja e rregullave mbi lëndet plasëse, djegëse dhe radioaktive”.