Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në burg ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ish-ministri Koka ka mbajtur qëndrim mohues ndaj të tre akuzave të ngritura ndaj tij nga SPAK, duke u shprehur se “kam zbatuar ligjin”.
Lefter Koka akuzohet për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim detyre”. Ish-ministri i Mjedisit u arrestua dy ditë më parë, pas hetimeve të SPAK në lidhje me inceneratorin e mbetjeve të Elbasanit.
Të akuzuar për këtë dosje dhe të shpallur në kërkim janë edhe dy biznesmenët Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ndaj të cilëve ka masë sigurie “arrest në burg” në mungesë.