Gjykata e Tiranës ka dhënë së fundmi masën e sigurisë për qytetarët e arrestuar gjatë protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Gjykata dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” deri më datë 3 qershor për Erik dhe Endrit Mërtirin, ndërsa është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bojken Abazin, Kastriot Qemën, Romeo Lilon, Ledion Xhoxhajn, Burim Taficilën dhe Sokol Ndojën.
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” e mbështetur nga opozita pritet të protestojë përsëri sot në orën 17:30.