Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gjykata e Lartë bëhet me 12 anëtarë, Meta dekreton gjyqtarin e ri

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta i paditur para Gjykatës Kushtetuese, zbulon kush do ta përfaqësojë

Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e Darjel Sinës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë. Me këtë emërim të ri, tashmë Gjykata e Lartë bëhet me 12 gjyqtarë, nga 19 që kjo gjykatë duhet të ketë.

Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se Darjel Sina, i propozuar nga KLGJ, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë dhe vjen nga radhët e juristëve të spikatur.

Sipas Presidentit, plotësimi i kësaj vakance në Gjykatën e Lartë ka zgjatur 2 vjet e 7 muaj, (shtator 2019-prill 2022) ç’ka tregon se kohëzgjatja e procedurave të ndjekura nga KLGJ është e papranueshme, përtej çdo afati ligjor dhe të arsyeshëm.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në datën 19 prill 2022, ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e zotit Darjel Sina si anëtari më i ri në Gjykatën së Lartë, i cili është përzgjedhur për tu emëruar përmes procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile.

Presidenti i Republikës pasi u njoh me vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjellë nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, konstatoi se plotësimi i këtij vendi vakant është shpallur për aplikim që prej datës 11 shtator 2019, me vendimin nr. 172 të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Në përfundim të shqyrtimit të këtij propozimi, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11 dhe 13 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka pranuar propozimin e KLGJ-së, dhe përmes Dekretit nr. 13573, datë 26.4.2022, ka vendosur që:

Zoti Darjel Sina të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur.

Me këtë emërim të ri, nga sot Gjykata e Lartë, bëhet me 12 (dymbëdhjetë) gjyqtarë, nga 19 që kjo gjykatë duhet të ketë.

Presidenti i Republikës, pavarësisht këtij dekretimi, ripërsërit me forcë rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi vonesat në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore.

Plotësimi i kësaj vakance në Gjykatën e Lartë ka zgjatur ekzaktësisht 2 (dy) vjet e 7 (shtatë) muaj, (shtator 2019-prill 2022) ç’ka tregon se kohëzgjatja e procedurave të ndjekura nga KLGJ është e papranueshme, përtej çdo afati ligjor dhe të arsyeshëm. Edhe pse Presidenti i Republikës, zyrtarisht dhe përmes mesazheve publike ka kërkuar dhe ka bërë disa herë thirrje për ndjekjen me prioritet të procedurave të plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë, sërisht faktet tregojnë se KLGJ dhe/apo institucionet e përfshira apo të lidhura me këtë proces kanë vepruar jashtë këtij prioriteti.

Megjithatë, në mbështetje të Kushtetutës dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë plotësisht funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku me mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh, të nevojës jetike që ka vendi për një Gjykatë të Latë plotësisht funksionale, si dhe duke vlerësuar të mirëqenë verifikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së të kandidaturës së propozuar, Presidenti i Republikës ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimit të KLGJ-së, për emërimin e zotit Darjel Sina, si anëtarin më të ri të Gjykatës së Lartë.

Tags: Darjel Sinagjykata e larteMeta

TË LIDHURA

Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, të përfshirë disa nxënës
Aktualitet

Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, të përfshirë disa nxënës

10:05 | 06/03/2026
Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, vështirësi në qarkullim

09:56 | 06/03/2026
Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

09:14 | 06/03/2026
Next Post
Merita Halili vuan nga një sëmundje e rrallë (VIDEO)

Merita Halili vuan nga një sëmundje e rrallë (VIDEO)

Negociatat/ Bullgaria nuk tërhiqet nga qëndrimi për Maqedoninë e Veriut

Negociatat/ Bullgaria nuk tërhiqet nga qëndrimi për Maqedoninë e Veriut

“Do vendos targën e makinës në Inst*gram”, Beniada: Ju lutem mos më vini më gjoba

“Do vendos targën e makinës në Inst*gram”, Beniada: Ju lutem mos më vini më gjoba







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, të përfshirë disa nxënës
Aktualitet

Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, të përfshirë disa nxënës

by mirseda
10:05 | 06/03/2026
0

5-6 nxënës mësohet se janë përfshirë në një konflikt dhe ka ndërhyrë oficeri i sigurisë së shkollës,...

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, vështirësi në qarkullim

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, vështirësi në qarkullim

09:56 | 06/03/2026
Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”

Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”

09:48 | 06/03/2026
Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

09:14 | 06/03/2026
SHBA dhe Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros

SHBA dhe Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros

09:12 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com