Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gjykata e Floridës “varros” Shkëlzen Berishën, i rrëzon alibinë për Gërdecin dhe trafikun e armëve

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Si dështoi Shkëlzen Berisha të përgënjeshtrojw përfshirjen në trafikun e armëve nga Gërdeci për nw Afganistan dhe lidhjet me historinë e shpërthimit në Gërdec.

Gykata citon dhe dëshminë e vajzës së të ndjerit Kosta Trebicka, e cila i tha autorit të librit “Armët dhe çunat”, Guy Lawson se ajo e konsideronte paditësin Shkëlzen Berisha,  një të dyshuar në vdekjen misterioze të babait të saj.

Ajo i tha Lawson se babai i saj kishte thënë se u përjashtua nga marrëveshja e ripaketimit të AEY-së, sepse “biri i Berishës. . . e donte atë për vete.

Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, ka dështuar keqazi në përpjekjen e tij për t’u shfajësuar para një gjykate amerikane, se ai nuk ka qenë i lidhur me biznesin e trafikimit të armëve dhe municionit kinez për llogari të një kompanie amerikane nga Gërdeci në drejtim të Afganistanit.

Një gjykatë në Florida hodhi poshtë pretendimet e tij, duke pushuar çështjen që Shkëlzen Berisha ka ngritur ndaj autorit amerikan Guy Lawson, autor i librit për Gërdecin “Arms&the Dudes”.

Vendimi është marrë në Florida në dhjetor, por ai ka qenë “i arkivuar” në heshtje deri më 14 mars, një ditë më parë.

Nuk dihet pse Gjykata e Floridës vendosi ta bëjë publik atë për herë të parë më 14 mars, një ditë, para përkujtimit të 11 të shpërthimit të Gërdecit.

Në argumentet e saj, gjykata hedh poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës, se ai nuk është i përfshirë në këtë veprimtari, duke ju referuar fakteve dhe investigimeve të mediave më të rëndësishme botërore, si “New York Times”, dokumentari i Al Jazeera, shtypit lokal shqiptar dhe pasuron dhe më tej akuzat ndaj tij, duke ju referuar librit të Lawson, i cili ka dëshminë e vajzës së Kosta Trebickës, e cila e konsideron Shkëlzenin, një të dyshuar të mundshëm të vrasjes së babait të saj.

Gjykata ka përshkruar në vendimin e saj historinë e shkurtër të biznesit të trafikut të armëve nga Shqipëria, në të cilën ishte i përfshirë Shkëlzen Berisha, duke treguar historinë e dy djemve amerikanë, Efraim Diveroli dhe shokut të tij, të cilët, e përshkruajnë si një aferë korruptive ku ishte e përfshirë mafia lokale shqiptare dhe djali i kryeministrit të Shqipërisë.

Pikësëpari, gjykata hodhi poshtë padinë e Shkëlzen Berishës, bazuar në statusin publik të tij.

Sipas saj, për të përcaktuar nëse në një çështje bëhet fjalë për shpifje apo jo, atëherë duhet përcaktuar nëse paditësi është figurë publike apo jo, dhe nëse materiali shpifës është një çështje private apo publike.

Sipas saj, deklaratat e bëra në këtë rast kanë lidhje me shitjen e armëve dhe korrupsionin që prekte qeverinë shqiptare.

Duke bërë një analizë të gjatë, gjykata del në përfundimin se paditësi mund të konsiderohet si një figurë publike, duke qenë se ai është djali i ish- kryeministrit të vendit.

Por ajo vijon, duke thënë se figurat publike në mënyrë vullnetare e ekspozojnë veten ndaj deklaratave të pavërteta që mund të bëhen ndaj tyre.

Ndërkohë, paditësi akuzohet edhe për akte korruptive në çështjen e privatizimit të kompanisë energjetike shqiptare dhe Lotarisë Kombëtare të Shqipërisë.

Argumenti i dytë i dhënë nga Gjykata e Floridës lidhet me faktin nëse pala e akuzuar ka pasur apo jo qëllime dashakeqe ndaj paditësit.

Sipas kësaj gjykate, paditësi nuk është në gjendje që të vërtetojë që pas deklaratave të bëra nga pala e paditur, qëndrojnë vërtet qëllime dashakeqe.

Gazeta TemA do të botojë të plotë vendimin e gjykatës prej 22 faqe në numrin e saj të ditës së nesërme në gazetën print.

Po ashtu, raporti do të jetë i plotë online nesër paradite në versionin shqip dhe anglisht.

Tags: alibinëarmëveFloridësGërdecinGjykatarrezonShkëlzen Berishëntrafikunvarros

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

“Jam nën hetim”, ish-deputeti i PD, Baçi: Qytetarët e Fierit i terrorizoi policia, djali...

“Shqiptarët dinë ta bëjnë diferencën”, Balla: Këta do mbahen mend si dhunues (Video)

E rëndë në Tiranë, vritet me armë zjarri një person te Liqeni Artificial







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com