Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjykata e Elbasanit liron nga burgu një nga njerëzit më problematikë në Vlorë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu Viktor Ymerin, të konsideruar si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë.

“Balkanweb” raporton se vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani.

Thuhet se Prokuroria e Elbasanit do ta apelojë vendimin. Prokuroria thotë se gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës së kryera në burg.

Ymeri është liruar në kushtet kur vendimi tjetër gjyqësor që pranon si ditë burgu ditët e punës është ankimuar dhe Gjykata e Apelit nuk është shprehur ende. Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat në Durrës.

Kush është Viktor Ymeri?

Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë, dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizaj, i ekzekutuar para disa ditësh në Durrës.

Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetëra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Fillimisht Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një fugon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e fugonit, fatmirësisht nuk ka plasur.

Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend.

Për këtë ngjarje policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës, Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin. Sipas burimeve nga policia e Vlorës dyshohet se Ymeri të jetë dhe daja i Edison Harizaj, i vrarë me rreth 50 plumba në ngjarjen e 7 nëntorit 2018 në zonën e Plepave në Durrës.

Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci u qëlluan vetëm 7 ditë pasi Gjykata e Apelit në Durrës projektoi lirimin nga qelia të të afërmit të tyre Viktor Ymeri, për të cilin në 31 tetor 2018, ka vendosur t’i rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga gjykata e Durrësit, dhe ta dënojë atë përfundimisht me 25 vite burgim.

Vendimi i Gjykatës së Apelit që e ktheu burgimin e përjetshëm në 25 vite burg.

Mirëpo koha e përllogaritjes së shlyerjes së këtij dënimi, sipas gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit, i fillon në 29 qershor 1999, dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 viteve burgim thuajse se është kryer.

Tags: Gjykata e Elbasanitnjerëzitproblematikevlore

TË LIDHURA

SHBA/ Kreu i SPAK vizitë në DASH, Altin Dumani do të pritet në takim nga zyrtari i lartë për Çështjet Evropiane
Politikë

SHBA/ Kreu i SPAK vizitë në DASH, Altin Dumani do të pritet në takim nga zyrtari i lartë për Çështjet Evropiane

17:52 | 02/09/2025
FOTO/ Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova
Aktualitet

FOTO/ Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

17:13 | 02/09/2025
Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, e lënduara dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, e lënduara dërgohet me urgjencë në spital

16:47 | 02/09/2025
Next Post
Raportet e Trump me udhëheqësit botërorë

Raportet e Trump me udhëheqësit botërorë

Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, reagon Ruçi

Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, reagon Ruçi

SHBA forcon sigurinë kibernetike përpara zgjedhjeve të 2020-ës

SHBA forcon sigurinë kibernetike përpara zgjedhjeve të 2020-ës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

SHBA/ Kreu i SPAK vizitë në DASH, Altin Dumani do të pritet në takim nga zyrtari i lartë për Çështjet Evropiane
Politikë

SHBA/ Kreu i SPAK vizitë në DASH, Altin Dumani do të pritet në takim nga zyrtari i lartë për Çështjet Evropiane

by mirseda
17:52 | 02/09/2025
0

Sipas njoftimit të DASH, takimi i Altin Dumanit do të jetë në orën 16:30 me orën lokale...

Një person goditi me thikë 4 persona në Marsejë, policia franceze e qëllon për vdekje agresorin

Një person goditi me thikë 4 persona në Marsejë, policia franceze e qëllon për vdekje agresorin

17:49 | 02/09/2025
Rasti i diskutueshëm në ndeshjen Egnatia – AF Elbasani, sqarim i FSHF

Rasti i diskutueshëm në ndeshjen Egnatia – AF Elbasani, sqarim i FSHF

17:42 | 02/09/2025
FOTO/ Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

FOTO/ Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

17:13 | 02/09/2025
Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, e lënduara dërgohet me urgjencë në spital

Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, e lënduara dërgohet me urgjencë në spital

16:47 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com