Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përshëndetur ligjin për simbolet kombëtare, të miratuar në Parlamentin e Malit të Zi.
Përmes një deklarate për mediat, Kuvendi shprehet se përdorimi i simboleve kombëtare është një e drejtë thelbësore në demokracinë liberale.
“Përdorimi i simboleve kombëtare është një e drejtë thelbësore në demokracitë liberale. Fqinji ynë sot sapo demonstroi hap drejt konsolidimit të shoqërisë multietnike”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.