Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj shkuan ditën e sotme në shtëpinë e re të familjes Biqiku, e cila banonte në Kombinat. Por tërmeti i 26 nëntorit i mori kësaj familjeje vajzën e tyre 20 vjeçare, Xhesikën. Kjo e fundit, humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
Vetëm 2 orë para se familja të merrte vesh lajmin e rëndë, babai i saj i kishte kërkuar mes lotësh kryeministrit Rama ndihmë për ta dërguar jashtë vendit për kurim të specializuar.
Pjesë nga biseda:
Rama: Më vjen shumë keq, nuk e kaloj dot. Për koincidencë e takova babain atë ditë dhe më kërkoi ta çonim jashtë shtetit, por mjekët ishin shumë pesimistë se ishte shumë rëndë edhe s…
E motra: Unë kërkova të futem në reanimacion, nuk më lejuan, vetëm mami, edhe atë ditë s’e kuptova, e pashë po e pashë të vdekur. Pastaj e mësova te dhoma kur ma tha psikologia.
E ëma: Edhe atë ditë që e operuan ajo thoshte vetëm o Xhesi o Xhesi, s’do iki në shpi thoshte s’do e përballoj dot pa atë…Gjithë ky Kombinat vetëm dy sakata dhe ajo e vdekur. Unë s’kisha as lot, herë -herë qaja, kjo më shikonte, një pikë lot e kjo sytë te unë. Doktori më thoshte kujdes se ka kaluar traumë. I ka parë të gjitha në internet.