Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Gjinia njerëzore”, gafa e radhës nga Gent Cakaj

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Gjinia njerëzore”, gafa e radhës nga Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka qenë në një vizitë në Izrael dhe ka zhvilluar homazhe për të kujtuar viktimat e Holokaustit. Por teksa ka njoftuar qytetarët për zhvillimet e ditës, me anë të një postimi në Facebook, ai ka bërë gafën e radhës.

Faqja satirike Lolita shkruan: “Dikush t’i thotë të ngarkuarit me detyrën e drejtimit të Ministrisë së Jashtme, që të përqëndrohet tek lloji Homo Sapiens”.

Gafa e tij që po bën xhiron e rrjetit citon: “për të përkujtuar mizorinë më të tmerrshme të kryer ndaj gjinisë njerëzore”.  Me gjasë ai nuk e ka kuptuar kur ka shkruar: “gjinia njerëzore”.

Statusi i Gent Cakaj:

Gjatë qëndrimit në Izrael ishte detyrim moral vizita në muzeun e viktimave të Holokaustit për të përkujtuar mizorinë më të tmerrshme të kryer ndaj gjinisë njerëzore dhe orët më të liga të historisë botërore!

Pas tuneleve të errëta të Yad Vashem, përmes të cilave shpaloset pesha më e rëndë e kujtimeve të përvuajtshme përballë së keqës rrënjësore që mori trajtën e përpjekjes për shfarosjen e plotë të hebrenjve në përgjithësi, në fund shfaqet rrezja e bardhë e dritës mbi fushat e bekuara të Jurezalemit!

Ky përjetim duhet të shërben për të ndërmendur se fuqia e patjetërsueshme e kurajos njerëzore triumfon qoftë edhe mbi dhimbjet që nuk mund të përshkruhen e humbjet që nuk mund të zëvendësohen! Ajo kurorëzon shembullin e prekshëm se në fund përkushtimi ndaj mirësisë së përbotshme tejkalon edhe djallëzinë më të shëmtuar mbi faqen e tokës!

Përkujtimi i viktimave të Holokaustit duhet të shndërrohet menjëherë në angazhim kundër çdo trajte të antisemitizmit në veçanti dhe diskriminimit etnik apo fetar në përgjithësi!

Shqipëria është i vetmi vend në kontinentin evropian ku numri i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është shumëfishuar falë vlerave të shqiptarëve të zakonshëm që, duke hapur dyert e zemrave të tyre, u bënë mburojë shembullore kundër të keqës rrënjësore që la pas vetëm shfarosje e shkatërrim!

Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, pra, gjithmonë duhet të nxisë një vetëreflektim të thellë historik dhe një vetëdijësim të madh moral jo vetëm kundër një historie që nuk duhet të përseritet por edhe për një botë solidare pa shtypje e përjashtim në baza etnike apo fetare!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: Gent Cakajgjinia njerezoreministria e jashtme

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Kardhiq-Delvinë, 4 milionë pikëpyetjet e një tenderi

Kardhiq-Delvinë, 4 milionë pikëpyetjet e një tenderi

Avuj ujërash – U zbulua planeti me jetë?

Avuj ujërash - U zbulua planeti me jetë?

Noka përgënjeshtron deklaratën e Kryemadhit

Flamur Noka: Mirëpresim ndërkombëtarët por Rama duhet të largohet

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com