Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Gjermania, problemi më i ri i Evropës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Gjermania, problemi më i ri i Evropës

Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”

Përpjekjet e Angela Merkelit për të formuar një qeveri koalicioni, dhe për të siguruar mandatin e saj të katërt si kancelare e Gjermanisë, u ndërprenë orët e vona të mbrëmjes të të dielës, pasi Demokratët e Lirë pro-biznesit braktisën negociatat.

“Sot s’ka pasur përparim por vetëm pengesa, pasi nuk u morën parasysh kompromise të veçanta”- tha kreu i Demokratëve të Lirë, Kristian Lindner. “Është më mirë të mos qeverisësh, se sa të qeverisësh në mënyrë të gabuar! Mirupafshim”- shtoi ai.

Merkel, e njohur për aftësitë e saj për të arritur kompromise, u befasua nga vendimi i Lindner. “Është një ditë, e cila më së paku kërkon një analizë të thellë mbi të ardhmen eë Gjermanisë”- u tha Merkel gazetarëve pas përfundimit të bisedimeve. “Si kancelare, unë do të bëj gjithçka për të garantuar që ky vend të vazhdojë të qeveriset mirë gjatë javëve të vështira që kemi përpara”- shtoi ajo.

Pavarësisht se cili do të jetë hapi i radhës i Merkel, Gjermania është bërë tashmë problemi më i fundit i Evropës. Pritshmëria që vendi, nën drejtimin e Merkel, do të ishte i parashikueshëm dhe i qëndrueshëm, nuk është më diçka që mund të merret si e mirëqenë.

Bashkimi Evropian ka marrë një goditje të rëndë, në kohën kur bisedimet e Brexit notojnë në ujëra të turbullta, kur eurozona ka nevojë për reforma, dhe kur presidenti francez Emmanuel Macron po pret me padurim që Merkel të kryesojë sa më shpejt një qeveri të re, në mënyrë që të dy udhëheqësit të mund të ecin përpara me reformimin e Evropës.

Për momentin, Macron është i vetëm në synimin e tij për të ndryshuar BE-në. Nuk do të ishte në asnjë rast e lehtë për Merkelin të krijonte një koalicion mes Kristian Demokratëve (CDU), Bashkimit Kristian Social (CSU), Demokratëve të Lirë dhe të Gjelbërve. “Koalicioni i Xhamajkës” (i quajtur kështu për shkak të ngjyrave simbolike të partive, që përkojnë me ngjyrat e flamurit kombëtar të Xhamajkës), u ballafaqua me ndryshime të mëdha që në fillimin e bisedimeve.

Çështja e refugjatëve dhe azilantëve, qe vetëm një nga temat më të debatueshme në negociata. Humbjet e rënda të pësuara nga blloku konservator gjatë zgjedhjeve federale të shtatorit, iu faturuan politikës së “derës së hapur” të zonjës Merkel, e cila solli në Gjermani më shumë se 1 milionë refugjatë në vitin 2015.

Për pasojë, partia e ekstremit të djathtë anti-migracion Alternativa për Gjermaninë (AfD), fitoi më shumë se 12 për qind të votave dhe hyri në Bundestag për herë të parë, duke pasur 94 deputetë.  Ky rezultat, e bëri atë partinë e tretë më të madhe në parlament.

Gjatë negociatave, Horst Seehofer, kreu i CSU me qendër në Bavari, ishte këmbëngulës për rregulla më strikte për azilkërkuesit, ndërsa kundërshton bashkimin familjar. Seehofer është i dëshpëruar për të qenë sa më radikal që të jetë e mundur, në mënyrë që të dëmtojë popullaritetin e AfD-së përpara zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm në këtë land.

Me pak fjalë, qasjet e tij të 4 javëve të fundit, kanë të bëjnë me marrjen e sa më shumë lëshimeve nga këto bisedime, për të forcuar pozitat e CSU-së në Bavari. Sa i përket të Gjelbërve, ata donin masa më të rrepta tek politikat mjedisore. Por ishin Demokratët e Lirë, ata që qenë më novatorë në propozimet e tyre.

Lindner kërkonte që qeveria e re të përqafonte dixhitalizimin, modernizonte ligjet e azilit, dhe të ndërmerrte reformën e vonuar në sistemin e taksave. Ai gjithashtu dëshironte që të hiqte taksën e posaçme “Soli” për landet e Gjermanisë Lindore, e cila u fut në përdorim pas ribashkimit të vendit.

Duke mos dëshiruar t’i rikthehet premtimeve të tij elektorale, Lindner u dorëzua pak para mesnatës. “Është humbur shansi për të shkuar përtej kufijve ideologjikë, dhe për të pranuar zgjidhje reale”- tha Eric Schweitzer, kreu i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë. “Por Dhoma është e bindur, se të gjitha partitë përgjegjëse, do të jenë në fund në gjendje të arrijnë kompromise të ndjeshme”. Të paktën kjo është ajo që shpreson Schweitzer.

Është e vështirë që Lindner të rikthehet në tryezën e negociatave, nëse nuk do të ketë një ndryshim të madh në qasjen e palëve. Përveç kësaj, çdo besim i ndërtuar gjatë këtyre javëve të fundit midis këtyre katër grupimeve politike shumë të ndryshme, është shkatërruar.

Opsionet në dispozicion të Merkelit janë të kufizuara. Ajo mund të formojë një qeveri të pakicës, e cila do të ishte e pashembullt në epokën gjermane të pas vitit 1945. Por stabiliteti nuk do të ishte i garantuar. Ajo mund t’i kërkojë socialdemokratëve të bashkohen në një koalicion tjetër të madh. Por tek SPD-ja ka pak oreks për të mbështetur Merkelin, çka e bënë gjatë viteve 2013-2017, në cilësinë e partneres më të vogël në koalicionin e saj qeverisës. SPD vendosi të kalojë në opozitë, pas një rezultati mjeran në zgjedhjet parlamentare të shtatorit të shkuar.

Mundësia tjetër e Merkelit qëndron tek Presidenti Frank-Walter Steinmeier, i cili mund të thërrasë zgjedhje të reja të parakohshme. Por është e vështirë të shohësh bllokun konservator të Merkel apo partitë e tjera, me përjashtim të AfD-së, që të dëshirojnë një perspektivë të tillë. Në fakt, Steinmeier u kërkoi të gjitha palëve të rikthehen në tryezën e bisedimeve, duke thënë se ato kishin detyrimin ndaj votuesve të tyre për ta bërë diçka të tillë.

Përveç kësaj, jashtë Gjermanisë kanë filluar që tani shqetësimet nga ideja se ekonomia më e madhe e Evropës, mund të mos jetë në gjendje të formojë një qeveri të re. Është gjithashtu e vështirë që kritikët e Merkelit brenda partisë së saj, të qëndrojnë gojëkyçur për të ardhmen e udhëheqëses së tyre.

Dhe ky është pikërisht problemi me të cilën po përballet Gjermania e Merkelit. Qeverisja e vendit është një gjë. Drejtimi i saj – me një busull dhe projektim të ideve të reja – diçka tjetër. Ajo çfarë do të ndodhë gjatë orëve apo ditëve të ardhshme, është hamendësimi i shumëkujt. Një gjë është e sigurt: Evropa është më e dobët, dhe Gjermania është bërë më e paparashikueshme.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Angela MerkelBrexitCDUEmmanuel MacronEvropësGjermanianegociatatproblemiri

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Zaev në Beograd, nuk i shkon duarbosh Presidentit Vuçiç

Zaev në Beograd, nuk i shkon duarbosh Presidentit Vuçiç

RAPORTI/ Banka Botërore: Taksat u rritën, Shqipëria e 125-ta në botë

RAPORTI/ Banka Botërore: Taksat u rritën, Shqipëria e 125-ta në botë

Ja si do e paguajnë TVSH-në avokatët

Ja si do e paguajnë TVSH-në avokatët







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com