Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania po përpiqet deri në minutën e fundit për hapjen e negociatave

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjermania po përpiqet deri në minutën e fundit për hapjen e negociatave

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Adebahr, tha të mërkurën (02.12) në konferencën e rregullt në Berlin se po punojmë me intensitet të plotë për çeljen sa më shpejt të negociatave.

“Këshilli i BE-së tha në mars të këtij viti që të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhe qëllimi ynë mbetet që të fillojmë sa më shpejt me këto negociata. Ne jemi të mendimit se Bashkimi Evropian ka dhënë fjalën dhe këtu kemi të bëjmë me  besueshmërinë e BE-së dhe me stabilitetin  e Ballkanit Perëndimor, kështu që ajo që di unë deri tani është se ende po bëhen konsulta intensive në Bruksel dhe në nivelin bilateral në vendet anëtare dhe se këto vazhdojnë. Ne nuk po dorëzohemi dhe duhet të arrijmë përparime”, tha Maria Adebahr, zëdhënëse e ministrisë së jashtme gjermane në përgjigje të një pyetjeje ndaj korrespondentes së DW në Berlin.

Adebahr nuk tha nëse do të miratohet kuadri negociues me Shqipërinë: Ne dëshirojmë që këto negociata të fillojnë sa më shpejt, tha Adebahr. Një ditë më parë Euronews Albania kishte publikuar draftin e takimit të Këshillit të Ministrave të Evropës që do të mbahet në 8 dhjetor të këtij viti.  Aty thuhej se vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të shtyhej për në mars të vitit të ardhshëm. Por deri DW mësoi nga burime të mirëinformuara se as takimi i sotëm i ambasadorëve të BE-së, ku do të trajtohej kjo çështje nuk solli një rezultat.

Shkëputje e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Qarqe diplomatike nga Berlini, i thanë DW se aktualisht po bëhet një përpjekje që të miratohet së paku korniza negociuese me Shqipërinë, pavarësisht nëse do të arrihet një kompromis mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Kjo është një ide e sekretariatit të Këshillit të BE-së, e cila mbështetet edhe nga Gjermania. Por qarqet i thanë DW se ka një sërë vendesh skeptike ndaj këtij propozimi.

Vëzhgues në Berlin e Bruksel mendojnë se miratimi i kornizës negociuese me Shqipërinë, edhe pse bëhet fjalë për një  akt me natyrë teknike, do të dërgonte një sinjal jo të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit aktualisht pengohet nga Bullgaria për shkak të një grindjeje për përkatësinë historike të gjuhës dhe kombit. Ndërsa për rastin e Shqipërisë vendet skeptike janë të pakënaqura edhe për faktin, që nuk janë përmbushur parakushtet e vëna nga BE-ja,  për çeljen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Kancelarja Angela Merkel. në fillim të javës ishte shprehur e gatshme për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut qysh brenda këtij viti, ndërsa me Shqipërinë, ajo tha se nuk mund ta premtonte se do të arrihej qysh këtë vit, pro së shpejti./DW/

Tags: GjermaniaMaqedoni e Veriutnegociatat me BEshqiperi

TË LIDHURA

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar
Bota

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij
Bota

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Bota

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
Next Post
UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

UEFA përzgjedh stadiumin ''Air Albania'' për finalen e madhe europiane

Skënder Brataj shpjegon përse vonohet përgjigja për tamponet

A do të mbyllemi pas 2 javësh? Brataj sqaron situatën

Denaj: Shqiptarët nuk kanë ku t’i harxhojnë paratë për shkak të pandemisë

Denaj: Shqiptarët nuk kanë ku t'i harxhojnë paratë për shkak të pandemisë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com