Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania parashikon masa të reja në vjeshtë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Gjermania parashikon masa të reja në vjeshtë

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn parashikon masa të reja: Personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska. Ata që nuk janë vaksinuar mund të përjashtohen nga gastronomia. Propozimet kanë shkaktuar kritika.

Në Ministrinë Federale të Shëndetësisë mendojnë se për përballimin e suksesshëm të një vala të re të mundshme të pandemisë Corona nevojiten edhe masa të reja. Tanimë po flitet shumë për valën e katërt, ndonëse shpresohet se efekti i saj do të jetë shumë më i dobtë. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka hartuar një dokument për masat e parashikuara, të cilin e ka dërguar në Bundestag. Raportin e kanë parë edhe DPA, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe “Süddeutsche Zeitung”.

Përveç rritjes së numrit të të infektuarvegjatë udhëtimeve jashtë vendit, kohët e fundit edhe popullata po sillet në kontakte me të tjerët pothuajse sikur para pandemisë, thuhet në këtë dokument. Për më tepër, në vjeshtë dhe dimër pritet edhe shtimi i virusëve sezonalë, si dhe rritja e problemeve me virusin Corona.

Maskat deri në “pranverë 2022”

Coronavirus - PK Gesundheitsminister Jens SpahnJens Spahn

Krahas shtimit të numrit të të vaksinuarve, distanca, higjiena dhe mbajtja e maskës vazhdojnë të mbeten ndër masat elementare të mbrojtjes nga pandemia. Maskat duhet të mbahen gjithandej ku takohen shumë njerëz në hapësira të mbyllura. Spahn thotë se maskat mbrojtëse do të duhen deri në “pranverën e vitit 2022”, veçanërisht në trafikun publik dhe në distanca të gjata, si dhe në dyqane. Maskat duhet të mbajnë të gjithë, përfshirë këtu edhe ata që janë shëruar dhe që janë vaksinuar, sepse edhe ata mund të infektohen dhe të transmetojnë virusin, thuhet në dokument. Ekspertët në veçanti paralajmërojnë nga varianti Delta.

Rregullat

Ministria e Shëndetësisë shpjegon më tej se vaksinimi dhe testimi mund të parandalojnë futjen në objekte të mbyllura të personave të infektuar. “Prandaj, prej fillimit apo mesit të shtatorit, varësisht nga gjendja, do të kërkohet respektimi i rregullit 3-G në organizime të caktuara, që do të thotë se në aktivitete psh. mund të marrin pjesë vetëm personat e vaksinuar, shëruar apo të testuar”. Në dokument thuhet se këto rregulla do të mundësojnë futjen në restorante, akomodimin në hotele, shërbimet e afërta trupore, sportet dhe aktivitetet brenda si dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e mëdha brenda dhe jashtë.

Ministria synon të heqë testet e shpejta falas në mes të tetorit. Meqenëse tani mund t’u bëhet një ofertë e drejtpërdrejtë e vaksinimit të gjithë qytetarëve, atëherë nuk është në rregull që taksapaguesit të paguajnë kostot e testeve për ata që nuk duan të vaksinohen, citon gazeta “Süddeutsche Zeitung” pjesë nga raporti.

A do të lejohet futja në restorante e personave të pavaksinuar?

Njerëzit që nuk janë vaksinuar jo vetëm që cënohen nga sëmundja dhe infektimi, por ata mund të kenë edhe kufizime të tjera. Kjo përfshirë edhe kufizimet e kontakteve, kufizimin e pjesëmarrjes në aktivitete dhe mundësinë e ndalimit të futjes së tyre në restorante, thuhet në dokument.

FDP flet për shkelje të premtimeve

Deutschland I Bundesparteitag FDP I Wolfgang Kubicki Liberali Wolfgang Kubicki, FDP

Kritika të ashpra ndaj këtyre propozimeve kanë mbërritur nga partia liberale FDP. Nënkryetari i partisë Wolfgang Kubicki, akuzoi qeverinë federale për shkelje të premtimeve, shkruan gazeta “Bild”. Këto rregulla mund të trajtohen si kërkesë e drejtpërdrejtë për vaksinim, nëse qeveria përjashton njerëzit e pavaksinuar nga jeta shoqërore. Paralajmërimi i përjashtimit të njerëzve të pavaksinuar nga futja në restorante “është shkelja më e turpshme e fjalës nga kjo qeveri federale, e cila është betuar vazhdimisht se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm në Gjermani”, tha Kubicki. Kjo shkelje e fjalës peshon edhe më rëndë sesa “detyrimi i vaksinimit”.

Problemet në shkolla

Vendimi i fundit i Konferencës së Ministrave të Shëndetësisë, për t’iu ofruar më shumë vaksina fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 12-17 vjeç, mund të shkaktojë tensione në shkolla. Kryetarja e Shoqatës së Menaxhimit të Shkollave në Gjermani, Gudrun Wolters-Vogeler, ka frikë se një rritje e numrit të nxënësve të vaksinuar do të hapë edhe debate të nxehta midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve. Do të ketë konflikte për të drejtat e nxënësve dhe të prindërve, tha Wolters-Vogeler për gazetat e grupit Funke. Tensione mund të ketë edhe sa i përket mundësisë së karantinimit, sepse në rast të një rasti pozitiv ndaj virusit Corona në një klasë të caktuar, në shtëpi duhet të qëndrojnë vetëm ata që nuk janë vaksinuar.

München | Corona-Impfung für Jugendliche

Një studim i ekspertëve britanikë i botuar në revistën “The Lancet Child & Adolescent Health” tregon se fëmijët dhe adoleshentët midis 5 dhe 17 vjeç mund të presin një rrjedhë dukshëm më të lehtë dhe më të shpejtë të sëmundjes Covid-19 sesa të rriturit. Në këtë studim thuhet, se nxënësit e kësaj moshe mund të shërohen mesatarisht pas gjashtë ditësh. Në këtë studim janë shikuar 1.700 raste të personave të sëmurë. Fëmijët dhe adoleshentët kanë treguar mesatarisht tre simptoma: lodhje, dhimbje koke dhe humbje e shijes dhe erës. Vetëm në raste të rralla ka ndodhur që fëmijët të kenë simptoma së sëmundjes Covid-19 edhe pas katër javësh ose më vonë. Simptoma të tillë kanë treguar vetëm 4.4 përqind e personave të përfshirë në studim.

Incidenca e infektimeve në Gjermani ka mbërritur ndërkohë në 19,4 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Instituti Robert Koch njoftoj të enjten (05.08)mërkurën për 3.539 infektime të reja. /DW

Tags: gjermanivaksinimi

TË LIDHURA

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”
Bota

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”

17:44 | 20/02/2026
SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda
Bota

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
Next Post
Berisha përhap frikën: Një vajzë me koronavirus, s’tregojnë prej Kongresit të PS

E fundose përfundimisht Partinë Demokratike

Përplasjet mes Berishës dhe SHBA-së/Patozi: I fituari është Basha

Përplasjet mes Berishës dhe SHBA-së/Patozi: I fituari është Basha

Asnjë humbje jete nga Cov*d-i gjatë 24 orëve të fundit, rriten infektimet

Asnjë humbje jete nga Cov*d-i gjatë 24 orëve të fundit, rriten infektimet







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Nis protesta e PD/ Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e lirisë!
Politikë

Nis protesta e PD/ Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e lirisë!

by mirseda
19:03 | 20/02/2026
0

Pak momente më parë ka nisur zyrtarisht protesta kombëtare e radhës e Partia Demokratike e Shqipërisë, ku...

Dyshohet se u hodh në Lumi Osum/ Polumbarët e RENEA kërkime në kanionet e Skrapar

Dyshohet se u hodh në Lumi Osum/ Polumbarët e RENEA kërkime në kanionet e Skrapar

19:00 | 20/02/2026
Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët e tij

Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët e tij

18:42 | 20/02/2026
Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

18:35 | 20/02/2026
Kryeministria “blindohet” para protestës, rrethohet me kangjella dhe forca policie

Kryeministria “blindohet” para protestës, rrethohet me kangjella dhe forca policie

18:20 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com