E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Përplasjet mes Berishës dhe SHBA-së/Patozi: I fituari është Basha

Astrit Patozi ironizon heshtjen e Bashës, pas qëndrimit publik të Berishës, duke thënë se nga e gjithë kjo situatë vetëm ai po del “i fituar”, të cilit i duket sikur po “shkëlqen” me mosreagimin e tij. Në konferencën për media, Berisha sulmoi hapur ambasadoren Kim për qëndrimet e saj kundër tij.

Berisha nuk la vend për interpretim kur tha se do të jetë në shtator në Parlament si deputet i PD-së, dhe për këtë nuk ka asnjë forcë që e ndal. Ai hodhi akuza mbi ambasadoren e SHBA-së se po sillet si Guvernatore në Tiranë, dhe se ajo duhet të kërkojë ndjesë publikisht për deklaratën kur i kujtoi demokratëve shprehjen e vjetër ‘edhe bar do hamë’.

Por pas këtij qëndrimi, Basha hesht. Duke marrë shkas nga kjo situatë, Astrit Patozi thotë se deri më tani ka fituar Basha. Kjo pasi ka marrë njëkohësisht vlerësimet e Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim.

Statusi

DERI TANI KA “FITUAR” VETËM BASHA

Dënimi amerikan për Berishën duket se do të mbetet e vetmja temë e rëndësishme politike e kësaj vere tmerrësisht të nxehtë.

Por çudia e madhe e këtij debati, që po arrin kulme të reja, është Lulzim Basha, i cili po shkëlqen edhe me heshtjen e vet.

Sepse deri tani ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim. Të dy ata kanë deklaruar se kanë pasur një bisedë shumë të mirë me kryetarin e PD për çështjen e doktorit “non grata”.

Si të mos ishte hallexhiu, që duhet të bëjë patjetër një zgjedhje përvëluese, por si ta kishin caktuar arbitër apo ndërmjetësues për ta mbyllur luftën pa të lënduar. Dhe kjo është meritë, që i duhet njohur, të paktën deri në shtator.

Lexo edhe :   Meta merr në mbrojtje Berishën, akuzon Kim se po shkel sovranitetin e vendit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...