Nga 16 dhjetori, Gjermania do të hyjë në një karantinë të rreptë, për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Këtë vendim e ka përcjell kancelarja gjermane Angela Merkel, lidhur me shifrat e frikshme si pasojë e shtimit të infektimeve.
Merkel ka njoftuar qytetarët se Gjermania do të mbyllë të gjitha bizneset jo-thelbësore dhe shkollat deri më 10 janar.
Duke përmendur numrin e madh të vdekjeve për shkak të virusit dhe “rritjes eksponenciale” të infeksioneve, Merkel tha se autoritetet kishin nevojë të vepronin tani.
Pas numërimit të më shumë se 14.000 rasteve ditore gjatë muajit nëntor, vendi tani regjistron rreth 20.000 dhe 30.000 infeksione të reja ditore.