Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Lleshaj takon homologun gjerman

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Lleshaj takon homologun gjerman

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij gjerman, Horst Seehofer.

Qëllimi i i vizitës në Gjermani, mësohet të ketë qenë bashkëpunimi mes dy vendeve dhe diskutimi mbi mbështetjen e Gjermanisë Federale, ndaj aspiratës së Shqipërisë për t’u integruar në BE.

Gjithashtu mësohet se ata kanë folur edhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe asistencën që mori përsipër pala gjermane, për trajnime të oficerëve dhe ndihmë infrastrukturore për Policinë Shqiptare.

Ndërkohë, pas përfundimit të këtij takimi, Lleshaj u shpreh se Gjermania e mbështet në mënyrë të pakushtëzuar aspiratën evropiane të Shqipërisë.

“Sapo kemi përfunduar sot një takim shumë të rëndësishëm, të shkëlqyer, me Ministrin Federal të Brendshëm të Republikës Federale të Gjermanisë. Gjatë këtij takimi pata rastin të konstatoj me kënaqësi të madhe se Gjermania e mbështet në mënyrë të pakushtëzuar aspiratën europiane të Shqipërisë. Ministria e Brendshme gjermane mbështet dhe shprehu gadishmërinë për ta shoqëruar udhën tonë drejt Bashkimit Europian edhe në aspektin e bashkëpunimit midis Policive tona përkatëse.

Ishte një takim i cili tregoi qartë simpatinë e veçantë që Gjermania ka për përpjekjet e popullit shqiptar në drejtim të integrimit të tij në familjen europiane.

Ministri i Brendshëm gjerman shprehu mbështetje të pakushtëzuar edhe ndaj udhës europiane të Shqipërisë, edhe ndaj përpjekje për reformimin e strukturave të sigurisë, veçanërisht të Policisë së Shtetit.

Konstatuam me kënaqësi një nivel të shkëlqyer të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, kryesisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, në fushën e menaxhimit të kufijve, në fushën e Policisë në tërësi dhe në fushën  e arsimimit në veçanti.

Përcaktuam dhe drejtime të rëndësishme për zhvillimin  e bashkëpunimit dypalësh me Gjermaninë kryesisht në fushat e sapopërmendura, por me theks të veçantë u theksuan nevoja dhe vullneti për ta thelluar bashkëpunimin në fushën e arsimimit të Policisë, pra të oficerëve të Policisë së Shtetit.

Së shpejti do të hapim mundësi për dërgimin  e oficerëve të Policisë së Shtetit në institucionet e trajnimit dhe të arsimimit në Gjermani, me qëllim që të japim një impuls të ri në këtë drejtim.

Me oficerë të kualifikuar sipas standardeve perëndimore, ne do të jemi në gjendje të kryejmë detyrat e Policisë ashtu siç duhet, sipas këtyre standardeve”, tha Lleshaj.

Tags: anetaresimi ne Beministri gjermansander lleshajshqiperiatakim

TË LIDHURA

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit
Politikë

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit
Politikë

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Next Post
U akuzua për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, Gjykata e Apelit liron Gjergj Cukalin

U akuzua për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, Gjykata e Apelit liron Gjergj Cukalin

Qeveria pranon se ka shtyrë privatisht kontratën e koncesionit të Kolaudimit

Qeveria pranon se ka shtyrë privatisht kontratën e koncesionit të Kolaudimit

Zyrtari amerikan i shkoi në zyrë, Kryemadhi: Të zhvillohen sa më parë zgjedhjet!

Zyrtari amerikan i shkoi në zyrë, Kryemadhi: Të zhvillohen sa më parë zgjedhjet!







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com