Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermani: Një në tre nxënës nuk e përfundon shkollën

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjermani: Një në tre nxënës nuk e përfundon shkollën

“Një popull që përbëhet vetëm nga hajdutë, muzikantë, fallxhorë dhe lypës” – ky është përfytyrimi që ekziston në Gjermani për rreth 6,3 milionë sintit dhe romët që jetojnë në BE.

“Ti je një hiç, nuk di të bësh asgjë” – të tilla fjalë dëgjojnë shpesh nxënësit e komunitetit të sinti dhe romëve në Gjermani, thotë Sebastijan Kurtisi për DW. Ai është një ndër 614 të intervistuarit për një studim të zhvilluar nga shoqata RomnoKher lidhur me mundësitë e pjesëtarëve të këtij komuniteti për t’u shkolluar dhe për t’u punësuar në Gjermani.

Autorët e studimit tregojnë se në Gjermani ka mjaft racizëm, anticiganizëm dhe diskriminim: 40 përqind e të intervistuarve thanë se fëmijët e tyre janë diskriminuar si nga mësuesit dhe nga shokët e klasës. Dy të tretat e gjithë të anketuarve ndjehen të diskriminuar sepse i përkasin një pakice, përfshirë këtu edhe sistemin arsimor. Megjithatë aty ku mësuesit kujdesen për fëmijët e pakicave, ata arrijnë në përgjithësi rezultate të larta shkollore.

Me diskriminim përballen si fëmijët sinti dhe romë nga familjet që kanë ardhur si emigrantë në Gjermani, edhe ata që janë sinti dhe romë gjermanë. Maja Schuecker-Weiss tregon për DW për nënën e një nxënësi, e cila kur mori në telefon për të regjistruar fëmijën në shkollë e trajtuan normalisht për shkak të emrit të saj gjerman, por kur ajo dhe i shoqi u paraqitën në shkollë mësuesit filluan t’u bëjnë pyetje të çuditshme për shkak “të ngjyrës së errët të flokëve dhe të lëkurës” dhe papritmas e caktuan djalin e tyre që të shkonte në një klasë me mësim plotësues edhe pse ai ishte me nota të mira. Një gjë të tillë ajo e dëgjon shpesh, thotë aja Schuecker-Weiss, që punon si punonjëse sociale.

“Dallim i frikshëm” kundrejt popullsisë në përgjithësi

Të gjithë fëmijët e pakicës sinti dhe roma ndjekin tani shkollën fillore në Gjermani, por nga studimi bëhet gjithashtu e qartë se një pjesë e madhe e tyre – një në tre – nuk arrijnë ta mbarojnë shkollën fillore dhe nuk kanë mundësi as të mësojnë ndonjë profesion. Prandaj shumë syresh gjejnë punë të paguara keq.

Por edhe ata që arrijë të fillojnë një shkollim profesional, rreth 50% nuk arrijnë ta mbarojnë. Ndërkohë që kjo shifër për pjesën tjetër të popullsisë është vetëm 5%.

Dallimet fillojnë që në kopshtet fëmijëve, sepse në to ka shumë pak fëmijë që u përkasin pakicave, vazhdojnë në shkollë dhe reflektohen edhe në numrin e pakët të  sinti dhe romëve që mbarojnë universitetin ose shkollën e lartë. Kështu nga 15% e të rinjve që arrijnë të mbarojnë maturën, vetëm 4% e tyre mbarojnë studimet e larta. Një arsye mund të jetë që familjet shpesh nuk janë në gjendje t’i mbështesin fëmijët në mënyrë të mjaftueshme për të kryer studimet dhe se ata nuk gjejnë mundësi për bursa ose forma të tjera mbështetjeje financiare./DW/

Tags: gjermaninxenesshkolle

TË LIDHURA

Tensione në Moskë, mediat ruse:”Putin është i pakënaqur me Lavrov pas anulimit të takimit me Trump”
Bota

Tensione në Moskë, mediat ruse:”Putin është i pakënaqur me Lavrov pas anulimit të takimit me Trump”

14:32 | 07/11/2025
Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë ndjekjes policore
Bota

Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë ndjekjes policore

14:29 | 07/11/2025
Orban sot në Shtëpinë e Bardhë! Çfarë pritet të diskutohet mes dy liderëve
Bota

Orban sot në Shtëpinë e Bardhë! Çfarë pritet të diskutohet mes dy liderëve

09:08 | 07/11/2025
Next Post
Kinë: Gjykata detyron burrin të paguajë gruan për punët e shtëpisë

Kinë: Gjykata detyron burrin të paguajë gruan për punët e shtëpisë

Makthi i sekserit të Vjosës

Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën

Probleme te opozita/ Pas Ndokës, Mediu dhe Duka kanë një kërkesë për Bashën

Probleme te opozita/ Pas Ndokës, Mediu dhe Duka kanë një kërkesë për Bashën







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Tensione në Moskë, mediat ruse:”Putin është i pakënaqur me Lavrov pas anulimit të takimit me Trump”
Bota

Tensione në Moskë, mediat ruse:”Putin është i pakënaqur me Lavrov pas anulimit të takimit me Trump”

by mirseda
14:32 | 07/11/2025
0

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë të martën sugjerimet se mes Ministri të Jashtëm rus, Sergei...

Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë ndjekjes policore

Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë ndjekjes policore

14:29 | 07/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
OSBE-SPAK, kurs trajnimi për këshilltarët ligjorë dhe sekretarët gjyqësorë

OSBE-SPAK, kurs trajnimi për këshilltarët ligjorë dhe sekretarët gjyqësorë

14:14 | 07/11/2025
“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!

“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!

13:46 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com