Gjermania do të zhvillojë takimin e parë miqësore në prag të Botërorit Rusi 2018 që starton pas pak ditësh. “Panzerat” do të përballen me Austrinë dhe duket se Low ka rikuperuar kapitenin e skuadrës që nuk luan prej shtatorit të vitit të shkuar. Manuel Neuer duket në formë dhe është duke u bërë gati për ta filluar ndeshjen si titullar. Ky është një rikthim pas shumë muajsh dhe mbetet për tu parë nëse gardiani do të jetë në formën më të mirë dhe të ndihmojë ekipin në eventin më të madh të futbollit.