Së fundmi është gjetur një trup i pajetë në Vaun e Dejës.
Policia bën me dije se është gjetur pa shenja jete, në rrugë shtetasi N. Sh. 55 vjeç, banues në Shkjezë.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune në trupin e viktimës dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Njoftimi i policisë: “Vau Dejës/Informacion Paraprak.
Më datë 08.06.2020, ora 19:20, në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, është gjetur pa shenja jete, në rrugë shtetasi N. Sh. 55 vjeç, banues në Shkjezë.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune në trupin e viktimës dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”.