Kandidati për deputeti i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e ironizoi ditën e sotme.
Sipas Gjekmarkaj, Rama e sulmoi në shtëpinë e tij atë dhe drejtuesin politik të qarkut Lezhë, Mark Markun, megjithatë e cilësoi kreun e qeverisë si gënjeshtar bulist.
Gjekmarkaj reagoi ashpër duke thënë se Rama nuk ka mbajtur një grua më shumë se 4 vjet, jo më të mbajë pushtetin 12 vjet.
Postimi i Gjekmarkajt në rrjetin social, Facebook
Erdhi duke rendur e dihatur si i marri , na sulmoi ne shtepine tone Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojne batutat e lodhura te nje genjeshtari bulist ! Rren kur flet , rren kur hesht , rren kur eshte i gezuar , rren kur eshte i merzitur por sot tha nje te vertete! Ja kemi kundershtuar ligjin e ndyre te arsimit te larte , sa kemi mundur , me argumente e force sepse eshte nje ligj totalitar, ideologjik qe synon vendosjen e Universiteteve nen tutele partiet qe pedagoget i do per komisare e punetore propagande!
Do ja rrezojne ne ditet e para te Qeverise Basha , do e bejme siç duhet , bashkekohore , me universitetet ze i pare , jo per t’ja dorezuar Universitetet Partise por Shqiperise, studentve dhe pedagogve te saj , per ti ngritur ato ku i kerkon koha , ne rang europian ! Te paditurin e bezdisin , pedagoget , arrogantin e trazojne krenaret e qendrestaret, sundimtarin e rrezojne njerzit e lire ! Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill ! Edi Rama nuk ka mbajtur nje grua me shume se kater vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqiperise! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zere nen vete siç e meriton nje birbo e teveqel i bllokut.
Teksa prezantonte ekipin e tij në qarkun e Lezhës, kryeministri Edi Rama e cilësoi Agron Gjekmarkajn dhe Mark Markun si personazhe të komedive, duke vënë në dyshim dedikimin e tyre nëse do të zgjidheshin deputet në zonë.