Franca dhe Italia janë shtuar në listën e vendeve që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës anti-covid të prodhuar nga kompania AstraZeneca.
Të dyja shtetet kanë deklaruar se do të pezullojnë vaksinat si një masë paraprake, pas raportove që vaksina ka shkaktuar mpiksje gjaku, shkruan Metro.
Këto janë dy vendet e fundit të BE-së që pezullojnë vaksinës, duke iu shtuar listës së Irlandës dhe Gjermanisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se vaskina e AstraZeneca-s është e sigurt, megjithatë disa shtete kanë pezulluar përdorimin e saj.
Më herët edhe Norvegjia, Islanda, Danimarka, Hollanda, Irlanda, Luksenburg, Estonia, Letonia, Lituania, Austria, Tajlanda dhe Gjermania e kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca, pas disa rasteve ku dyshohet se shkakton mpiksje gjaku dhe komplikacione të tjera sekondare.