Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gjashtë gjëra që duhet të dini për ‘teatrin’ e hakmarrjes në Lindjen e Mesme

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjashtë gjëra që duhet të dini për ‘teatrin’ e hakmarrjes në Lindjen e Mesme

Irani ka zgjedhur një armë të përdorur shpesh në teatrin e Lindjes së Mesme për hakmarrjen e tij.

E para. Baza e al Asadit është 370 kilometra larg territorit iranian, ajo e Erbilit 105 kilometra, ose në distanca që mund të “rrihen” nga shumë prej raketave në zotërim të forcave iraniane. Që nga vitet 1980 Teherani ka zhvilluar këtë lloj pajisje dhe e ka përdorur atë në luftën kundër Irakut, më vonë disa “modele” ka furnizuar aleatët e vet. Në shtator pati një sulm në vendburimet e naftës saudite të kryera me kombinimin e raketave të telekomanduara. Burime të brendshme sugjerojnë që “Qiam 1” dhe “Fateh” janë përdorur në kundërgoditjen hakmarrëse të këtyre orëve.

E dyta. Hipoteza e një aksioni me raketa ishte e qartë dhe instalimet e SHBA ishin në gjendje alarmi. Zbulimi amerikan kishte raportuar aktivitet të departamenteve iraniane, që kanë vektorë me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi në arsenalin e tyre. Disa vëzhgues kishin parashikuar një sulm në këto orë, ndërsa të tjerët mendonin për një kohë të mëvonshme.

E treta. Rrebeshi i “raketave” u mundëson ajatollahëve të hakmerren – disi – për gjeneral Soleimanin, megjithëse shumë gjëra do të varen nga rezultati. Kjo do të thotë, nëse do të ketë amerikanë të vdekur dhe sa. Versionet në pasqypër bilancin e sulmeve bien ndesh mes tyre. Por në të njëjtën kohë tregojnë dëshirën për ta mbyllur këtë raund pa hapur konflikt total: raketat – sipas disa versioneve – kanë goditur zonat më të largëta të bazave. Katër prej tyre kanë rënë shumë larg.

E katërta. Ekziston qartësisht një komponent propagande: liderët menjëherë postuan flamujt iranianë, si përgjigje të asaj që Trump kishte bërë në momentet pas eliminimit të gjeneralit. Aksioni u zhvillua në orën 1.20, d.m.th., në të njëjtën kohë kur sulmi amerikan i mori jetën komandantit të Divizionit të Quds. Pasi u ranë daulleve të hakmarrjes, pasi premtuan Ferrin, mullahët duhej të jepnin një përgjigje. A do të mjaftojë? Udhëheqësi Khamenei e quajti atë një sukses ndërsa shumë e prezantuan atë si një shfaqje, një lëvizje fasadë për të shpëtuar fytyrën. Një aspekt i vërejtur në qarqet diplomatike: goditja në rajonin e Erbilit në Kurdistan do të ishte një mesazh indirekt për kurdët, që konsiderohen fajtorë për abstenim në votimin e Parlamentit Iraken, që bënte thirrje për t’i dhënë fund pranisë së trupave të huaja në Irak.

E pesta. Tani radhën e ka Shtëpia e Bardhë. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar përforcime, bombardues strategjikë B 52, anije, trupa. Në fund ata do të kenë gati 80,000 burra dhe shumë mundësi në skakierë. ‘The Donald’ do të duhet të vendosë. E dimë, është e paparashikueshme. Ai mund të kërkojë një kundërpërgjigje, por ai gjithashtu mund të thotë se në fund të fundit, eleminoi një figurë kryesore dhe strategjike nga skena, duke marrë mbrapsht një hakmarrje të përmbajtur.

E gjashta. Më 7 Prill 2017, Shtetet e Bashkuara goditën bazën siriane të Shayrat me raketa nga deti, një akt hakmarrjeje pas përdorimit të armëve kimike nga regjimi. Me atë rast, Pentagoni paralajmëroi rusët dhe indirekt Damaskun. Në fakt, pati dëme, por luftëtarët e Asadit rifilluan misionet në një kohë të shkurtër. Një episod që dha idenë e një dinamike të caktuar që shihet edhe në përballjen e Izraelit me Hezbollahun pro-iranian: perimetri i duelit është i kufizuar për të shmangur një përshkallëzim të mëvonshëm. / Corriere della Sera – Bota.al

Tags: gjeneralirakiranlufte

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

22:55 | 17/04/2026
Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion
Aktualitet

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë
Aktualitet

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Next Post
Tronditet Shkodra, në kërkim dy vëllezërit pas të shtënave

Tronditet Shkodra, në kërkim dy vëllezërit pas të shtënave

Pse Japonia dallon nga gjithë vendet e tjera të botës

Pse Japonia dallon nga gjithë vendet e tjera të botës

Komisioni i Venecias/ Presidenca: Jeni të mirëpritur

Komisioni i Venecias/ Presidenca: Jeni të mirëpritur







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com