Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Gjashtë Bashkitë, një mostër perfekte statistikore

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vetëm 2 milionë votues ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve

Nga: Eduard Zaloshnja

Sondazhet e opinionit bëhen zakonisht me 1000- 1500 të anketuar, të përzgjedhur në mënyrë të tillë që ta përfaqësojnë sa më mirë popullsinë (brenda një marzhi gabimi statistikor +/ – 2.5% deri 3%). Kjo vlen si për një vend si SHBA, me 330 milionë banorë, edhe për një vend si Shqipëria, me 2.8 milionë banorë –sondazhet bazohen në të njëjtat ligje të teorisë së probabilitetit.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Shqipëri, do të thirren për votim rreth 350 mijë banorë të rritur të 6 bashkive. Është mostra më e madhe statistikore që mund të ëndërrojë çdo sondazhist. Por, a përfaqëson kjo mostër statistikisht të gjithë elektoratin e Shqipërisë?

Nga pikëpamja demografike, 350 mijë banorët e rritur të 6 bashkive përbëjnë një pasqyrë pothuaj perfekte të elektoratit shqiptar. Raporti meshkujfemra është praktikisht identik me atë të të gjithë popullsisë. Raporti mes grupmoshave është praktikisht identik me të të gjithë popullsisë. Raporti i urban-rural është pothuaj identik me të të gjithë popullsisë.

Nga pikëpamja gjeografike, kemi një bashki veriperëndimore, një verilindore, dy të Shqipërisë së Mesme, një gjysmë jugore dhe një jugore. Për më tepër, Durrësi dhe Vora janë bashki me shumë banorë të shpërngulur nga të gjitha krahinat e vendit.

Nga pikëpamja politike, në të gjashta bashkitë (të marra së bashku), ndarja e votave të 25 prillit të vjetshëm mes dy kampeve (PS+PSD dhe PD-AN+LSI) ishte pothuaj e barabartë. Ashtu siç ishte në rang kombëtar.

Nuk dihet ende sesi do të regjistrohen kandidatët e opozitës në këto 6 bashki, por vendimet e KQZ-së duket se do ta detyrojnë Komisionin e Rithemelimit (të Berishës) që të dalë me kandidatë të përbashkët me LSI-në (etj.), sepse vetëm kësaj të fundit i janë pranuar komisionerë në komisionet e votimit e të numërimit. Komisionerët e tjerë janë të PS-së dhe të PD-së (së Bashës).

Në një skenar të tillë, zgjedhjet e 6 marsit (pavarësisht nuancave lokale) do të përbëjnë sondazhin më të madh të mundshëm, për testimin e përkrahjes aktuale elektorale kombëtare ndaj Ramës, Bashës e Berisha-Metës.

Tags: bashabashkiteBerishaEduard ZaloshnjaMeta

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Ministrat e Jashtëm të BE-së, koordinim strategjie me SHBA-në

Ministrat e Jashtëm të BE-së, koordinim strategjie me SHBA-në

Meta sulmon ambasadën e SHBA, në alarm për “non grata”

“Gjendja është shumë e rëndë”, Meta lëshon thirrjen urgjente

Letra/ Dorëheqje masive në PD: Basha po e kthen në një parti klienteliste

Basha: Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja
Aktualitet

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

by mirseda
10:09 | 21/02/2026
0

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja është liruar nga burgu këtë të shtunë. Lirimi i tij erdhi pas kërkesave...

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

09:06 | 21/02/2026
Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com